Qeveria shqiptare ka vendosur të shkatërrojë monopolin e fluturimeve në Shqipëri, duke i hapur rrugë hapjes linjave të reja dhe tre aeroporteve. Këtë e bëri të ditur në fillimjavë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj gjatë diskutimit të ligjit të ri për turizmin në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Ministri Ahmetaj bëri me dije se kanë nisur negociatat me koncensionarin e aeroportit të vetëm, “Nënë Tereza” për t’i hequr në dy muaj eskluzivitetin mbi fluturimet, duke hapur edhe 3 linja të tjera: Dy në jug dhe një në veri të vendit.
Sipas Ahmetajt, ky hap do të ndikojë në rritjen e turistëve të huaj në Shqipëri, që për këtë vit është parashikuar që kjo shifër të jetë në 25 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Redaksia Online
(JavaNews.al)