• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria po përgatit largimin e OSBE nga Shqipëria ?!

by Java News
19/09/2015 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka më paqe mes qeverisë shqiptare dhe prezencës së OSBE në Tiranë. Publikimi i raportit konfidencial dhe për përdorim të brendshëm, për kriminalizimin e elitës politike në Shqipëri, duket se ka minuar përfundimisht raportet mes qeverisë shqiptare dhe misionit të OSBE në Tiranë. Pavarësisht tentativës së ambasadorit Florian Raunig, për të zbutur dhe relativizuar raportin, dokumenti i zi ka shkaktuar një zemëratë, indinjatë dhe tension në radhët e politikanëve të përmendur si të korruptuar, si vrasës dhe pjesë e mafies ruse. Pas shtimit të zërave publikë për përzënien e misionit të OSBE nga Shqipëria, mësohet se qeveria ka nisur lëvizjet e para.

Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka nisur dje zyrtarisht kufizimin dhe rrudhjen e rolit të prezencës së OSBE në Shqipëri. Ministria e Punëve të Jashtme, u ka kërkuar zyrtarisht të gjitha ministrive të linjës dhe sekretarëve të përgjithshëm të ministrive, të rishikojnë projektet e përbashkëta me OSBE, në kuadër të planit për të nxjerrë jashtë loje dhe për të përzënë misionin nga Shqipëria.   Lëvizja ka ardhur pas raportit që ka trazuar dhe ndezur politikën shqiptare, e cila përshkruhej si një bandë famëkeqe që vetëm vjedh, vret, grabit dhe drejton trafiqet. Gazeta SOT zbardh letrën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ, Qirjako Qirko, i cili thekson se Shqipëria nuk ka më nevojë për prezencën e OSBE.

Qirko u shkruan ndër të tjera ministrive të linjës se Shqipëria tashmë nuk është vetëm konsumatore e ekspertizës së OSBE, por kontribuon në promovimin e rolit të organizatës. “Zhvillimet pozitive të demokracisë shqiptare, rritja e rolit dhe profilit të Shqipërisë në rajon, dhe më gjerë, anëtarësimi në NATO dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE, kanë sjellë një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet tona me OSBE. Shqipëria nuk është vetëm konsumatore e ekspertizës së OSBE, por kontribuon në mënyrë të qenësishme në ruajtjen dhe promovimin e rolit të Organizatës në arkitekturën e sigurisë në Evropë. Parë në këtë këndvështrim, zhvillimet në Shqipëri do të justifikonin ndryshimin e mandatit të pranisë së OSBE në vendin tonë dhe tkurrjen e saj në disa fusha përparësore.

Ministria e Punëve të Jashtme, e gjykon të domosdoshme rishikimin e asistencës së OSBE në drejtim të ecurisë së reformave në vendin tonë, duke vlerësuar gjithnjë e më shumë kapacitetet tona të brendshme për të ecur në rrugën e reformave në vend”, thuhet në letrën e MPJ.

Kërkesa   

Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Qirjako Qirko u kërkon ministrive të dorëzojnë të gjitha projektet me OSBE, në kuadër të planit për të rrudhur rolin e misionit. “Për këtë arsye, jeni të lutur të na informoni: 1. Projektet që institucionet tuaja kanë në proces (të shtrira në periudhë kohore) me OSBE, kostot e tyre dhe nëse ka edhe institucione të tjera kontribuese financiare. Mbi idetë që keni për realizimin e ndonjë projekti të domosdoshëm me OSBE për periudhën në vijim, të cilat mundësisht, të mos jenë në vlera të mëdha dhe të jenë afatshkurtra, duke gjykuar edhe mbi mundësitë për mbështetjen e këtyre projekteve nga institucionet apo organizata e donator të tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në letrën dërguan ministrive.  (Adriatik Doçi / Sot)

Next Post

Nuk do ta besoni sesa kohë ka Bleona pa e bërë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime

August 8, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Papunësia zbret në 8.4%, Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, të ardhurat për frymë 12,200 euro në 2026

August 8, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rregullorja Bani, defibrilatori që nuk i ritmon dot gjyqet e (pa)hapura

August 8, 2026
Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

Rregulla të ashpra kundër detyrave të shtëpisë me Inteligjencë Artificiale

August 8, 2026
Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

August 8, 2026
A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare

August 8, 2026
“Trend Hunter”: Ndryshimi i jashtëzakonshëm i Piramidës së Tiranës

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

August 8, 2026
Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

Zelensky në Beograd, takimi me Vuçiç vjen në mes të tensioneve me Rusinë

August 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Dyshohet se vunë eksploziv në derën e banesës së një 72-vjeçari, shpallen në kërkim tre vëllezër

August 8, 2026
Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

Rusia sulm me raketa pranë Kievit, të paktën 3 të vrarë

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com