• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria, plan masash për të nxitur protestat

by Lutfi Dervishi
11/02/2023 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli është i kaltër dhe dielli shndrin, ku pastërtia të verbon sytë, ku institucionet punojnë si orë zviceriane dhe qeveria u shërben njerëzve lumturia bëhet monotone dhe kënaqësia kthehet në vetkënaqësi dhe kjo e fundit në mërzi.
Në një vend ku njerëzit, po nuk hapën fjalorin, nuk e dinë se çfarë do të thotë skandal;
në një vend ku nuk ka korrupsion apo padrejtësi;
në një vend ku arsimi dhe shëndetësia është falas;
në një vend ku njerëzit kanë ujë dhe drita 24 orë;
në një vend kur çdo qytetar ka akses në internet;
në një vjend ku terrenet sportive dhe parqet përmbysin qytetet …
Në këtë vend ekziston rreziku i madh që njerëzit nga mërzia të kalojnë në apati.
në një vend ku media ka mbetur pa punë sepse nuk ka asnjë skandal për të ekspozuar;
në një vend ku nuk ka asnjë histori padrejtësie për të hetuar e asnjë çështje që duhet zgjidhur; në një vend ku gjykatësit dhe prokurorët po mbesin pa punë jo për shkak të vettingut, por për shkak se nuk ka krime për të hetuar dhe gjykuar dhe nuk ka çështje për të mbajtur në punë policët, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët.
Në këtë vend qeveria e ka punën pisk.
Në këtë situatë është detyrë e qeverisë që të kujdeset për njerëzit sepse në fund të fundit paguhet nga taksapaguesit pikërisht për t’u kujdesur për to.

Për t’i dalë së keqes përpara qeveria ka shpallur një plan masash për të luftuar apatinë.

Çdo muaj data 13 do të jetë ditë e Protesës Kombëtare.
Njerëzit ftohen të protestojnë dhe të marshojnë nëpër qytete. Në fund të çdo proteste, një grup inspektorësh nga ata të policisë që dikur futeshin si civilë për të pikasur protestuesit problematikë, do të shpallin fituesit e protestës, bazuar në një sistem pikëzimi që merr parasysh, parrullën, tonin e zërit, përplasjet me forcat e rendit etj. Nëse pjesëmarrja do të jetë e vakët, do të shihet mundësia që protestuesit të paguhen deri në momentin që të zhvillohet kultura e protestës.
Çdo javë, në programin më të ndjekur televiziv, qeveria do të organizojë “llotarinë e protestës”. Do të zgjidhet një qytetar i rastësishëm për të udhëhequr protestën dhe për të zgjedhur kauzën. Kauza mund të jetë e larmishme. Njerëzit mund të protestojnë për shembull “pse qielli sot është shumë blu”, ose “ndërtoni pallate mbi parqe”, ose “bari i gjelbër” po na vret sytë, ose “ajri i pastër po na shkatërron mushkritë”. Qeveria do të hapë portalin protestaqëduam.al. Në aplikacionin protestues1 do të ftohen të regjistrohen të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeç.
Qeveria për të luftuar apatinë do të shkaktojë “tërmete”, ose fatkeqësi natyrore. Ka shumë të ngjarë që të shkaktohen përmbytje duke hapur digat e liqeneve ose aksidente industriale deri edhe në vendosjen e dinamitit në tunele për të shkaktuar zemërim te njerëzit, në mënyrë që të dalin në rrugë dhe të prostetojnë. “Eshtë kritike për demokracinë”, thotë një studim i brendshëm i qeverisë, i bërë publik nga hakerat iraninë, që “njerëzit të protestojnë, përndryshe rrezikojmë të kthehemi në një vend që do të bëhemi objekt tallje në gjithë rruzullin tokësor”.
Qeveria gjithashtu do të krijojë një “departament ankesash”. Do të jetë një linjë shërbimi ku do të dëgjohen të gjithë ankesat e qytetarëve që nga cilësia ujit të detit, deri te pakënaqësit që njerëzit kanë për personazhet e realiteteve televizive.
Nga sondazhet e fundit, është kuptuar se njerëzit nuk kanë njohuri të nevojshme se për çfarë mund të protestojnë. Qeveria do të bëj trajnimin e detyrueshëm kundër apatisë për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Një herë në javë, të gjithëve u kërkohet të ndjekin një klasë ku do të mësojnë se si të jenë të pakënaqur, si të ankohen dhe si të gjejnë të metat aty ku çdo gjë ju duket e përsosur. Nëse nuk ka rezultate atëherë do të kalohet tek shkolla e natës derisa qytetarët të mësojnë si prostetohet.

Nëse edhe pas gjithë këtyre masave, njerëzit nuk reagojnë atëherë qeveria do të përdorë variantin “nuclear”. Përmes një llotarie të mbyllur, ku marrin pjesë vetëm ministrat dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, çdo muaj një zyrtar “fitues’ është i detyruar të përfshihet në një skandal. Në këtë mënyrë media do të ketë me se të merret dhe njerëzit mund të nxiten më shumë që të dalin në rrugë dhe të protestojnë. Skandalet në nivelet më të larta të qeverisë mund të jenë të tipit që “ministri ecën në rrugë, por jo në vijat e bardha” ose mund të shkohet edhe më tej dhe psh Ministri i Transporteve mund të urdhërojë vartësit që treni të vonohet disa sekonda dhe kjo të bëhet skandal.
Për të nxitur luftën ndaj apatisë dhe cinizmit, caktohet një ministër shteti për Protestat.

Qeveria gjithashtu po rishikon mundësinë që të bëj autokritikë sepse duke krijuar një situatë të përsosur ka harruar që edhe përsosmëria ka nevojë për tronditje në mënyrë që jeta të jetë më interesante dhe të mos ndalet zhvillimi. Përndryshe, ekdsodi i shqiptarëve drejt vendve ku jeta nuk është e përsosur, por gjithsesi interesante, do të vijojë

Next Post
“S’ka ide, gjuhë e vjetëruar…”/ Hila: Katër problemet kryesore të protestës së Berishës!

"S'ka ide, gjuhë e vjetëruar..."/ Hila: Katër problemet kryesore të protestës së Berishës!

Comments 3

  1. !!! says:
    3 years ago

    Sado qe perpiqesh te jesh i sofistikuar ne shkrimet e tua, nuk ngjite. Po fare. Ke nevoje per trainim afatgjate nga njeri prej ustallareve: Baze, Minxhozi, Bollino ose Cupi.

    Reply
  2. Leka says:
    3 years ago

    Vlur humori bajat del nga urrejtja eshtefatkeqesi gazetareske

    Reply
  3. Robt Kutikeshë says:
    3 years ago

    Gollobërdasi Lutfi,
    Shqip mesoi në klasë të parë,
    Rafugjat në Shqipëri,
    Pordhë bullgare po na shet
    Si të nxjerrë ndonjë lek
    Vetëm duke bërë pisllek,
    Duke ndyrë qeverinë,
    Duke ndyrë këtë popull fisnik,
    Që strehoi këta mjeranë,
    Që kërkushi nuk i qasi,
    Gollobordasit kudo ku janë,
    Veç mirenjohje rrezatojnl,
    Por Lutfiu si hajdut,
    Është plangprishes si ai,
    Po turperon gjith një krahinë,
    Sikur borxh, ti kishim shtepinë,
    Por i ndyri si majmun,
    Kokën n’bythë
    Fut pau tund
    Është i keq
    I lig sa s’ka,
    Prandaj kutin
    Mos me ja nda
    Ku ti dhembë
    Ku ti djegë
    Kusur nuk kem pa e ndjekë…

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com