• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria përgatit ligj të ri për sigurinë kibernetike, strukturë e veçantë për rastet emergjente

by Java News
27/04/2023 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siguria kibernetike është bërë kryefjalë e vitit të fundit pas sulmeve të verës mbi platformën E-Albania që paralizoi punën dhe shërbimet.

Në këtë kontekst qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe duke bërë plotësimet e nevojshme në hallkat që mungonin në zinxhirin strukturor. Referuar relacionit të projektiligjit që është nxjerrë për konsultim janë disa aspekte të reja që shtohen në sigurinë kibernetike.

Së pari relacioni citon se ka parashikime të qarta ligjore lidhur me subjektet përgjegjëse të sigurisë kibernetike dhe detyrat përkatëse të tyre (Autoritetin Kombëtar Përgjegjës për Sigurinë Kibernetike, CSIRT-in kombëtar, CSIRT sektoriale, CSIRT pranë operatorëve të infrastrukturave të informacionit).

Po kështu parashikohet ngritja e një strukture që bën monitorimin e sigurisë në nivel kombëtar – SOC Kombëtar . Një tjetër strukturë e re ngrihet për trajtimin e situatave emergjente dhe gjendjes së krizës kibernetike – CERT.

Një tjetër element është garantimi i sigurisë kibernetike përmes rregullimit të certifikimit të sigurisë kibernetike në përputhje me skemat e certifikimit të Bashkimit Evropian si dhe procedurat e lidhura me to.

Relacioni nënvizon si risi parashikimet e qarta ligjore lidhur me administrimin e sigurisë kibernetike: forcimin e masave të sigurisë kibernetike, rritja e mbikëqyrjes në kuadër të zbatimit të tyre, masat për menaxhimin e riskut, raportimet e incidenteve, raportimet vullnetare.

Po kështu theksohet rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar për forcimin e sigurisë kibernetike në vend dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Drafti bën gjithashtu transpozimin e plotë të  Direktivës NIS1 si dhe përfshirja e disa elementeve të Direktivës NIS2, duke përmbushur objektivin e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë (2023-2025).

Projektligji vlerësohet se do të ketë efekte financiare në momentin që miratohet pasi do të kërkojë që të bëhen investime nga operatorët me infrastruktura që mund të preken nga sulmet kibernetike por sesa është ky efekt nuk mund të bëhet një përllogaritje aktualisht. Këto investime duhet të bëhen në funksion të rritjes së sigurisë për mbrojtjen e sistemeve dhe rrjeteve të informacionit./Monitor.al

Next Post
“Do jetojmë përgjithmonë në Shqipëri”, filipinasit e punësuar në Vlorë: Do marrim dhe fëmijët

“Do jetojmë përgjithmonë në Shqipëri”, filipinasit e punësuar në Vlorë: Do marrim dhe fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In