Zv.Kryeministri Erjon Braçe tha sot se qeveria dhe ministrat janë në krye të detyrës dhe në terren.
Ai siguroi qytetarët se pas lëkundjeve sizmike është bërë verfikimi i të gjitha akseve rrugore, urave dhe veprave të tjera.
Sipas tij, e gjithë infrastruktura rrugore është e sigurtë dhe e kalueshme si më parë.
Zv.Kryeministri komentoi edhe lajmin e një nate më parë, ku disa porale përhapën panik përmes lajmeve të rreme.
“Jeta e qytetarëve u kërcënua dhe sfidua në kufijtë e kaosit nga lajmi i rremë i Syri.net, shembulli i gazetarisë së kapur që në këtë rast është edhe media kriminale. Kërcënimi serioz për jetët e qytetarëve kërkon të njëjtën luftë nga ligjet edhe për media të tilla. Çdo e dhënë në atë lajm ishte e qëllimshme dhe e rreme” – tha Braçe.
Ai shtoi se qeveria është e vendosur se zotëruesit dhe autorët e këtij lajmi kriminal të përballen me ligjin.
“Do të përballen me një ligj 5.8 të shkallës rihter. Le të sajojnë çfarë të duan për alibinë për atë që bënë dje” -tha zv.Kryeministri.
(javanews / a.r)












Llafe llafe llafe… asgje nuk do beni as kete here e as rradhes tjeter qe keta funderrinat e pede-se e kane gati ne mendje.