• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria parashikon që ekonomia të arrijë nivelin e vitit 2019 këtë vit

by Java News
22/01/2021 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbjet që ka krijuar pandemia në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020 pritet të kompensohen brenda këtij viti, sipas parashikimeve më të fundit të qeverisë.

Ministria e Financave publikoi këto ditë projeksionet e reja të rritjes ekonomike të cilat programojnë që PBB-ja e këtij viti të arrijë në 1,683 miliardë lekë, rezultat pak më i lartë si i vitit 2019 ku PBB e vendit u përllogarit në nivelin 1,679 miliardë lekë.

Gjatë vitit 2020 rënia e ekonomike në vlerë parashikohet të jetë 107 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë dollarë, të cilat pritet të rikuperohen gjatë vitit në vijim.

Përkundër qeverisë sektorët nga ekonomia reale presin që rikuperimi të ndodhë gradualisht, për te arritur nivelin e vitit 2029 përgjatë vitit 2022.

Sektori fason, parashikon dobësi edhe këtë vit për shkak të kufizimeve që po aplikohen nga Europë edhe në 6 mujorin e parë të vitit. Nga kjo situatë pritshmëritë për rikuperim janë shtyrë deri më 2022.

Edhe institucionet Financiare ndërkombëtare në projeksionet e janarit 2021 njoftojnë se, niveli i ekonomik i vitit 2019 do të arrihet në dy vitet në vijim.

Banka Botërore në parashikimit e fundit referoi se ekonomia me Shqipërisë pritet ta mbyllë vitin 2020 me rënie -6.7 %, ndërsa këtë vit rritja do të jetë 5.1 %. Një pjesë humbjeve, të 2020 mbeten për t’u kompensuar më 2021, sipas BB.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Para pandemisë parashikimet ishin, që ekonomia e Shqipërisë këtë vit, të ishte në nivelin që sot presim të jetë viti 2023.

Si në të gjithë botën pandemia Covid-19, përveç dëmeve të drejtpërdrejta në shëndetin e njerëzve i ka dhënë goditje të fortë ekonomisë dhe zhvillimeve sociale të tilla si sektori edukimit.

Borxhet si në sektorin publik dhe atë privat janë rritur në të gjithë botën, ndërsa kostot nga mungesa e dijeve prej mësimit në distancë pritet të japin efekte negative për dekada me radhë.

Borxhi publik i Shqipërisë arriti në tremujorin e tretë të vitit 2020 në 79.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke u rritur me 13.5 pikë përqindje në krahasim me fundin e 2019-s, si rrjedhojë e shpenzimeve për rindërtimin pas tërmetit, paketave mbështetëse për përballimin e pasojave të Covid-19 dhe situatës së përkeqësuar buxhetore, që solli rënie të ndjeshme të të ardhurave. Shqipëria u rendit e dhjeta në Europë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat./ monitor

Next Post
Burrat e jashtëzakonshëm të Horoskopit i përkasin këtyre shenjave

Horoskopi 22 janar 2021/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In