• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Qeveria palë me krimin, po opozita me cilën palë është ?

by Ilir Yzeiri
31/03/2017 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Yzeiri

Fjalimet e Bashës apo të Berishës në çadër janë bërë të neveritshme, të lodhshme, të mërzitshme dhe pa asnjë kuptim më. Në politikë ligjërimi është arsyetimi për të nisur një aksion, një veprim. PD-ja i kaloi të 40-tat e ditëve duke recituar e duke klithur në shesh dhe si përfundim nuk po arrin të bindë askënd për të nisur veprimin që do ta ndryshojë gjendjen që ajo paraqet me anë të monologëve të mërzitshëm në çadër.

Në qoftë se opozita do të bindë opinionin vendas dhe atë të huaj, ajo, pas artikulimit të tekstit të mërzitshëm me titullin “qeveria –palë me krimin”, do të duhej të niste aksionin politik që ta zhbllokojë gjendjen.

E para, lutjet qaramane për qeveri teknike janë të pambështetura në asnjë instancë juridike dhe nuk mund të realizohen. Këtë opsion nuk e mbështet askush.

E dyta, nëse opozita po na terrorizon me klithmën se qeveria është palë me krimin, tani ajo duhet të nisë të na tregojë me fakte krimin dhe kriminelët. Nga përvoja e derisotme, vende të mbytyra me krim apo që nuk administrohen nga qeveria qëndrore ka shumë. Për një kohë të gjatë Italia e Jugut, kishte territore të tëra që kontrolloheshin nga mafia. Në atë vend krimi është i identifikuar me emër konkret dhe me organizata konkrete. Tani opozita duhet të na tregojë me emra konkretë dhe me organizata konkrete se cilët janë ata kapo të mafies dhe ato organizata kriminale që bashkëpunojnë me qeverinë, që drejtojnë qeverinë dhe që po e mbysin jetën e vendit.

E treta, opozita duhet të nisë të bllokojë jetën politike të vendit në mënyrë që të prodhojë krizën e domosdoshme për të detyruar qeverinë që të japë dorëheqje dhe për të kaluar në Parlament dhe aty të maten forcat dhe të shihet nëse koalicioni i sotëm qeveritar i ka numrat për të qeverisur ende apo duhet të zhbëhet e të kalohet në qeveri teknike.

E katërta, opozita duhet të sigurojë të paktën një aleat ndërkombëtar që ta mbështesë në kauzën e saj.

E fundit, PD-ja duhet të mbajë parasysh se ajo nuk e ka monopolin e së vërtetës. Që të bindë shqiptarët dhe ndërkombëtarët për vërtetësinë e akuzave që bën, ajo duhet të na tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë. Nëse di vetëm të ulërasë në Bulevard dhe të hajë fara luledielli duke recituar një tekst të mërzitshëm, atëhere le të vazhdojë, spektatorët i ka, vendin e po ashtu.

Next Post
Ja si është katandisur shtëpia madhështore e Pablo Escobar

Ja si është katandisur shtëpia madhështore e Pablo Escobar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In