• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria nxjerr në shitje INSIG për 15 mln euro

by Lorenc Vangjeli
25/01/2016 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria nxori sot për shitje kompaninë e Sigurimeve “INSIG” sh.a. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Qeveritare njoftoi tenderin për shitjen e 100 % të  paketës së aksioneve për  “INSIG” sh.a. Kompania vjen për rishtje të paktën pas katër dështimesh. Vlera e 100 % e aksioneve të shoqërisë “INSIG” sh.a  është  përcaktuar 15,305,000 (pesëmbëdhjetë milion e treqind e pesëmijë) Euro e konvertuar në lek, me kursin e këmbimit të datës së publikimit të “Ftesës për ofertë” datë 25.01.2016.

Forma e shitjes së Shoqërisë “INSIG” sh.a . Tiranë, do të jetë  tenderi i hapur, mbështetur ne VKM nr. 529 datë 21.08.1998  “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare që zotërohen nga shteti” i ndryshuar, si dhe VKM nr. 546 datë 18.06.2015  “Për caktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të Shoqërisë Insig sha”.

Procedurat e tenderit do te relizohen sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 529 datë 21.08.1998  “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare që zotërohen nga shteti” i ndryshuar.

Afati dhe pagesa

Tërheqja e dokumentacionit bëhet në Ministrinë e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, çdo ditë nga data 26.01.2016 deri me datën 09.03.2016, nga ora 10.00 – 15.00 në këtë adresë”. Mininstria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike .

Kandidatët e interesuar brenda afateve të përcaktuara në pikën 1, kundrejt dokumentit origjinal që vërteton pagesën e shumës së përcaktuar 10 000 (dhjetëmijë) lekë, me përshrkrimin “Për blerje dokumentacion tenderi të shoqërisë “INSIG”  sh.a. mund të tërheqin dokumentacionin e tenderit. Pagesa bëhet pranë bankave të nivelit të dytë pasi të jenë pajisur me formularin e pagesës. Ky çmim mbulon kostot aktuale të kopjimit dhe shpërndarjes së Dokumetave tek Ofertuesit. Ofertuesit e interesuar kanë të drejtë të kontrollojnë Dokumentat para blerjes së tyre.

Kandidatët  e interesuar mund të tërheqin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Listën e pasurive të paluajtshme të shoqërisë tregtare dhe informacionin për satusin juridik të tyre;
  2. afatet dhe kushtet e shitjes, duke përfshirë aplikimin e metodave të pagesës dhe një sistem

të mundshëm të kërkesave lidhur me politikën e biznesit, politikën e punësimit dhe zhvillimit, etj., garancitë e nevojshme dhe sanksionet në lidhje me detyrimet;

  1. vendi ku drejtohen pyetjet në lidhje me tenderin dhe mundësitë për sigurimin e informacionit shtesë;
  2. specifikime për garancinë e tenderit dhe përcaktimi i afatit përfundimtar të vlefshmërisë së ofertës;
  3. bilancet për 3 vitet e fundit të aktivitetit të shoqërisë;
  4. vlerën e paketës së aksioneve të shoqërisë tregtare që ofrohet në tender;
  5. materialin informativ përmbledhës me të dhënat kryesore të shoqërisë tregtare që privatizohet;
  6. të dhënat për shitjen:

– madhësia e paketës për shitje;

– vlera e kapitalit themeltar të shoqërisë;

  1. j) procedurat e vlerësimit të dokumentacionit dhe kriteret përkatëse me konsiderata të veçanta

për sa më poshtë:

– koha dhe vendi i hapjes së ofertave;

– përcaktimi i kohës për vlerësimin e ofertave;

– mënyra dhe vendi i shpalljes së rezultateve të tenderit;

  1. k) lista përmbledhëse e dokumentacionit të ftesës për tender dhe anekset.

Ruajtja e Konfidencialitetit

  1. Kandidati për tender do të trajtojë në mënyrë konfidenciale përmbajtjen e ofertave deri në përfundim të kontratës së shitjes.
  2. Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike ka të drejtë ta quaj ofertën e kandidatit përkatës të pavlefshme dhe ta anullojë atë, nëqoftëse kandidati apo ndonjë person tjetër, përfaqësues i tij, dhunon konfidencialitetin lidhur me tenderin.
  3. Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike do të ruaj konfidencialitetin e përmbajtjes së ofertave të kandidatëve deri në përfundimin e tenderit dhe nuk do të japë informacion lidhur me përmbajtjen e tyre.
  4. Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, do ti përdorë ofertat vetëm për vlerësim. Nëse ato do të duhet të përdoren për qëllim tjetër, të dy palët duhet të bëjnë një marrveshje të veçantë.

Informacioni shtesë do të jepet në këmbim të një deklarate me shkrim për ruajtjen e konfidencialitetit për dokumetacionet e tërhequra.

Organizimi i tendit dhe ofertat

1.Kandidatët e interesuar ditën e Enjte, datë 10.03.2016 në orën 10.00, do të paraqesin dorazi ofertat e tyre në Ministrinë e Financave Tiranë, para komisionit të vlerësimit të ofertave.Oferta duhet te jetë në 5 (pesë) kopje ne zarf të mbyllur, e vulosur pa emrin e kandidatit në pjesën e jashtme të zarfit. Nuk lejohet që në zarf të paraqitet me shumë se një ofertë. Cdo faqe e pesë kopjeve të ofertes duhet të ketë firmën origjinale të kandidatit (ose te autorizuarit prej tij).

  1. Dokumentacioni i paraqitur në ofertë duhet të jetë në gjuhën shqipe ndërsa për investitorët e huaj edhe në anglisht.
  2. Çdo kandidat do të paraqesë vetem një ofertë. Oferta e dhënë nga secili kandidat nuk do të pranohet në rastin kur ajo është e lidhur me oferta të dhëna nga kandidatët e tjerë pjesmarrës në tender.
  1. Oferta e paraqitur nga kandidati duhet te permbajë:
  1. deklaratën me anë të së cilës kandidati angazhohet për:
  • – pranimin e kushteve të përcaktuara në ftesën për tender;
  • – marrjen përsipër të detyrimeve dhe shërbimeve që rrjedhin nga pranimi;
  • – pagimin e çmimit të paraqitur në ofertë, sipas kontratës me Ministrinë e
  • Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike
    1. Vendimin e regjistrimit ne regjistrin ose aktin publik qe verteton regjistrimin e tyre si te tille ne vendin e origjines;
    2. Dokumentin bankar që vërteton ngrirjen, për periudhën deri në nënshkrimin e kontratës së shitjes të pagesës paraprake në lekë ose garanci bankare me vlerën 30.000.000 ( tridhjetë milion ) lekë që ofrohet për tender, në datën dhe mënyrën e specifikuar në ftesën për tender. Kjo shumë ngrihet për llogari të Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, pranë Ministrisë së Financave.
    3. Dokumenta referencash nga institucione bankare dhe financiare, klient i të cilave është kandidati.
    4. Dokumenta lidhur me përvojën e tyre në treg, besueshmërinë apo profilin , elemente këto që kanë të bëjnë me vlerësimin e kredencialeve të ofertuesit kandidat për blerje.
    5. Çmimin e ofruar per blerje. Çmimi i ofruar për blerje kërkohet të jetë vetëm në lekë.
    6. Planin e bisnesit. Në të duhet të pasqyrohen mendimet e kandidatit mbi veprimtarine aktuale si dhe ndryshimet e mundshme. Plani i biznesit duhet të reflektoje investimet që do të kryhen si edhe çdo çështje tjetër që konsiderohet e rëndësishme nga kandidati.
    7. Bilancet kontabel te audituar të paktës për tre vitet e fundit.
    8. Raportet e auditoreve per tre vitet e fundit.
    9. Listën e permbajtjes së dokumentacionit të ofertës me fletët  përkatës;

  1. Oferta duhet të tregojë qartë dhe pa keqkuptime që kandidati pranon të mbajë ofertën e tij të vlefshme nga momenti i dorëzimit të saj para komisionit të vlerësimit të ofertave sipas afatit të parcaktuar në këtë ftesë per tender deri në momentin e nënshkrimit te kontratës.
  2. Dorezimi dhe hapja e ofertave bëhet konform kërkesave te VKM VKM nr. 529 datë 21.08.1998  “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare që zotërohen nga shteti” i ndryshuar, si dhe VKM nr. 546 datë 18.06.2015  “Për caktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të Shoqëriusë Insig sha”. Kandidati dorezon dorazi oferten ne zarf tek punonjesi i arkiv protokollit sipas percaktimit te bere ne kete ftese ne prani te Komisionit te Vleresimit te Ofertave.
  3. Shpenzimet për përgatitjen e ofertave dhe përfshirjen e kandidatit në tender, përballohen nga pjesmarrësit në tender, pavarësisht nga vlefshmëria e ofertave dhe suksesi ose dështimi i tenderit./Monitor
Next Post

Ermal Mamaqi përplaset me Edi Ramën (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In