• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria ngre Task-Forcë për kontrollin e serviseve, ja njesitë që do kalojnë në sitë

by Java News
04/08/2018 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka krijuar një strukturë të posaçme për kontrollin e serviseve dhe njësive të shitblerjes së automjeteve. Përmes së vendimi të posaçëm, i cili ka hyrë në fuqi dy ditë më parë dhe do të shtrijë efektet deri në fund të vitit 2019, taks-forca e krijuar rishtas do të kalojë në “sitë” njësitë e autoriparimit, shitblerjes, depozitimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit dhe të braktisura, si dhe veprimtaritë që lidhen me to.

Struktura që do të jetë në varësi të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë 40 punonjës. “U vendos krijimi i Task-Forcës, si një strukturë e posaçme e përkohshme, për përmirësimin e nivelit të kontrollit rrugor të mjeteve motorike e rimorkiove, që shërbejnë për përdorimin ekonomik të tyre, për transport pasagjerësh e mallrash, si dhe kontrollin e njësive të autoriparimit, shitblerjes, depozitimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit, ose të braktisura dhe veprimtaritë që lidhen me to. Kjo Task-Forcë është në varësi të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ka në përbërje 40 punonjës të specializuar, të cilët kontraktohen sipas dispozitave të Kodit të Punës. Drejtuesi i kësaj strukture duhet të ketë eksperiencë të mëparshme në fushën e menaxhimit dhe të realizimit të shërbimeve në transportin rrugor. Sipas vendimit, struktura organizative, përshkrimi i detajuar i detyrave dhe emërimi i punonjësve miratohen me urdhër të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë”, thuhet në pikën 1 të vendimit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Kontrollet Task-Forca do të kryejë kontrollin në terren, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë vendim dhe akteve ligjore në fuqi, për zbatimin e ligjshmërisë së aktivitetit të: njësive të autoriparimit, shitblerjes, depozitimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit dhe të braktisura, si dhe veprimtaritë që lidhen me to.

Në fokus do të jetë kontrolli i ofiçinave e certifikimit të aparateve të regjistruesit të shpejtësisë dhe të kohës (tahografëve) dhe terminaleve të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve, si dhe në vendqëndrimet e taksive.

Taks-forca do të kryejë kontrollin e vendeve të shoqërive të transportit rrugor të pasagjerëve dhe të mallrave dhe vendeve të depozitimit të ngarkesave, ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave si dhe veprimtarive të tjera të fushës së transportit rrugor, në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas vendimit të Këshilli të Ministrave, që do shtrijë efektet deri në fund të vitit të ardhshëm, Task-Forca për realizimin e objektit të saj ka të drejtë të kryejë kontrollin e mjeteve në vende të veçanta, të përcaktuara me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për transportin dhe ministrin e Brendshëm.

Kjo strukturë do të kryejë hartimin e një plani masash administrative dhe organizative për fuqizimin dhe rritjen e frytshmërisë së strukturave që ofrojnë shërbime për transportin rrugor, si dhe për evidentimin e ndalimin e përdorimit të kundërligjshëm në transportin rrugor të pasagjerëve dhe mallrave, të mjeteve që nuk plotësojnë kriteret tekniko-ligjore dhe bashkërendimin e punës me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Policisë Rrugore, Autoritetit Rrugor Shtetëror dhe institucionet e tjera shtetërore, për identifikimin dhe zbatimin e masave në funksion të garantimit të zbatimit të kërkesave tekniko-ligjore prej operatorëve ekonomikë, që kryejnë transport pasagjerësh dhe mallrash.

Gjithashtu, kjo strukturë do të kryejë edhe bashkërendimin e punës me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore për ndërhyrjet e nevojshme për zbatimin e masave teknike dhe bashkërendimin e punës me strukturat e Policisë Rrugore, sipas qarqeve, për mbështetjen e veprimeve në terren të punonjësve të Task-Forcës, gjatë ndalimit të veprimtarive të kundërligjshme, që konstatohen gjatë ushtrimit të detyrës në terren, shkruan ‘Gsh’.

Sipas vendimit, taks-forca do të kryejë bashkëpunimin me strukturat e Policisë Rrugore për ndjekjen me përparësi të kallëzimeve të depozituara për shkeljet në këtë aktivitet prej operatorëve apo individëve të ndryshëm dhe kontrollin e zbatimit të detyrave të lëna për strukturat që ofrojnë shërbime për transportin rrugor dhe institucionet e tjera të ngarkuara në përputhje me këtë vendim. Task-Forca do të ndihmohet nga sekretariati teknik në detyrat administrative. Ngarkohet ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë për ngritjen e këtij sekretariati dhe për përcaktimin e përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të tij dhe do të raportojë në mënyrë periodike pranë këshillit drejtues të DPSHTRR-së për konstatimet dhe masat e marra në mënyrë periodike.

Këshilli drejtues i DPSHTRR-së ka të drejtë të kërkojë informacion dhe të kryejë kontrolle për çdo çështje të vlerësuara të rëndësishme. Fondet e nevojshme për funksionimin, shpenzimet, si dhe për bazën e nevojshme materiale dhe teknike do të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas detajimit të shpenzimeve të miratuara nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Njësitë që kontrollon taks-forca

1.Njësitë e autoriparimit, shitblerjes, depozitimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit dhe të braktisura, si dhe veprimtaritë që lidhen me to.

2. Ofiçinat e certifikimit të aparateve të regjistruesit të shpejtësisë dhe të kohës (tahografëve).

3. Terminalet e linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve, si dhe në vendqëndrimet e taksive.

4. Vendet e shoqërive të transportit rrugor të pasagjerëve dhe të mallrave.

5. Vendet e depozitimit të ngarkesave, ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave.

6. Veprimtari të tjera të fushës së transportit rrugor, në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Next Post
Veliaj: Puna në Tiranë nuk ndalet, askush nuk mund ta sabotojë qytetin

Veliaj: Puna në Tiranë nuk ndalet, askush nuk mund ta sabotojë qytetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

August 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

August 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 11 Gusht 2026

August 10, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Ndryshimet në Kod, drejtori i Policisë Rrugore: Qëllimi ynë parandalimi i aksidenteve

August 10, 2026
PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

PSG “siguron” Ferran Torres, transferimi i sulmuesit spanjoll duket punë e kryer

August 10, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

“Kosova ishte e jona dhe ende është!” Vuçiç: Marrja e territorit hapi kutinë e Pandorës

August 10, 2026
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rrisin çmimin e naftës

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com