• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria ndryshon vendimin për shpërblimin e mjekëve dhe infermierëve: Ja si do vlerësohet personeli shëndetësor

by Java News
19/01/2022 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot ndryshimin e vendimit për dhënien e shpërblimit për personelin shëndetësor, mjekë, infermierë dhe punonjës të tjerë.

Në VKM thuhet se emrat e përfituesve do të miratohen periodikisht me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe të riskut të aktivitetit të tyre.

Kjo do të vlerësohet nga sekretariati i ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sekretariati do të përbëhet nga dy përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, një përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik, një përfaqësues i Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.207, DATË 10.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIE SHPËRBLIMI PËR PERSONELIN, MJEKË, INFERMIERË DHE PUNONJËS TË TJERË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 4, e vendimit 207, datë 10.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Lista emërore e përfituesve dhe dokumentacioni justifikues, përfshirë ditët e angazhimit, sipas pikave 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, me qëllim përfitimin e shpërblimit, miratohet periodikisht me urdhër të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bazuar në analizën e shkallës së ngarkesës së veprimtarisë dhe të riskut, që mbart aktiviteti i strukturës shëndetësore, e cila vlerësohet nga sekretariati i ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sekretariati përbëhet nga:

  1. a) 2 përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
    b 1 përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik;
    c) 1 përfaqësues i Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
    ç) 1 përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2022./m.j

 

Next Post
Gledis Nano prezanton drejtuesit e rinj të policisë: Jeni të gjithë në provë!

Një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë, zbardhen porositë e Geldis Nanos për policinë e Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com