• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të: Shfuqizohet vendimi i vitit 2013

by A R
15/10/2026 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit, si dhe për procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar zyrtarisht vendimin e vitit 2013.

Ndryshimet bazohen në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa shfuqizojnë Vendimin nr. 575, datë 10 korrik 2013.

Sipas draftvendimit, Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat i lihen tre muaj kohë nga hyrja në fuqi e aktit për të miratuar dokumentet standarde dhe për t’i dërguar ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik. Gjithashtu, agjencia do të hartojë udhëzime dhe manuale shpjeguese që do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo autoritet apo ent kontraktor.

Pjesë nga draftvendimi i miratuar nga qeveria:

“Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat harton udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve/partneritetit publik privat, të detyrueshme për përdorim nga çdo autoritet/ent kontraktor gjatë kryerjes së aktiviteteve të koncesioneve/partneriteteve publike private”

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa zbatimi i tij i ngarkohet të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore në vend.

Next Post
Sekuestrohen 70 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet drejtuesi grek i mjetit

Sekuestrohen 70 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet drejtuesi grek i mjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com