• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria ndryshon pensionet e posaçme, ja kategoritë që preken

by
03/09/2015 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ndryshon pensionet e posaçme, ja kategoritë që preken

Qeveria ka vendosur kufij të rinj për pensionet e posaçme. Tashmë me ndryshimet e reja të ndërmarra dje në mbledhjen e qeverisë, pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të  llogaritet më shumë se 28 mijë lekë në muaj (ose 280 mijë lekë të vjetra), dhe as më pak se 14 mijë lekë në muaj. Në vendim e qeverisë thuhet se: pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se dyfishi i pensionit social dhe as më i lartë se katërfishi i tij. Çka do të thotë se pensioni social është afro 7 mijë lekë të reja në muaj; dyfishi i tij llogaritet 14 mijë lekë, dhe katërfishi, 28 mijë lekë.

Vendimi i ndryshuar

“Kufiri maksimal i shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror të jetë deri në katërfishin e pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.”, thuhet në vendim. Ky pension jepet për një kategori të veçantë qytetarësh që kanë dhënë kontribut të shquar në shoqëri dhe që kanë bërë emër në karrierën e tyre, të tillë; si aktorët; këngëtarët; shkrimtarë me emër; veteranë; shkencëtarë; sportistë, etj njerëz që dallohen për merita të veçanta. Efektet financiare, nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2015, llogariten në shumën 445 000 (katërqind e dyzet e pesë mijë) lekë dhe do të përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Kushtet e përfitimit

Në bazë të legjislacionit pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë ata persona që: kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta; kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës apo kanë vuajtur nga persekutimi politik nën regjimin komunist.

Dokumentacioni

Për të përfituar këtë lloj pensioni, duhet bërë një kërkesë, propozim për përfitimin ose shtesën e pensionit të posaçëm shtetëror nga: personi i interesuar, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit; organizatat ose shoqatat, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit; titullarët e Ministrive, ku punon përfituesi përkatës; kryeministri; kryetari i Kuvendit; presidenti i Republikës. Kërkesa duhet të përmbajë gjeneralitetet, emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen etj dhe duhet të jetë e shoqëruar me dokumentat, si vijojnë: fotokopjen e letërnjoftimit elektronik ose certifikatën e gjendjes civile; vërtetim nga Sigurimet Shoqërore nëse merr pension dhe masën e pensionit; vërtetim të KMCAP-it për personat e paaftë për punë; Kopjet e noterizuara të dokumenteve që vërtetojnë meritat e veçanta si titujt, medaljet, urdhrat etj; kopjen e noterizuar të Statusit të të përndjekurit politik.

Ligji i vjetër

Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore. Me ligjin e vjetër pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të ishte më i ulët se pensioni bazë dhe as më i lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës. Por pensioni bazë me skemën e vjetër ishte më i lartë se pensioni social me skemën e re sot, (pensioni bazë ishte 12 mijë lekë dhe pensioni social është 7 mijë lekë), çka do të thotë se me vendimin e djeshëm Qeveria e ul shumën e pensionit të posaçëm që iu takon artistëve dhe të tjerë figurave të shquara të vendit.

Next Post

Totozani: Nismë rajonale në përgjigje të krizës së emigrantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In