• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Qeveria miraton vendimin për pikë të përbashkët kufitare me Shqipërinë gjatë verës

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar Strategjinë për reformën e Menaxhimit të Financave Publike për vitet 2016-2020 dhe Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë. Strategjia, siç u tha në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, synon arritjen e menaxhimit të shëndoshë financiar duke përmirësuar sistemet që sigurojnë disiplinë fiskale, efikasitet funksional dhe alokim efektiv të resurseve publike në Kosovë.

Duke vlerësuar rëndësinë e resurseve buxhetore të Kosovës për ofrimin e shërbimeve publike, përmirësimi i menaxhimit të financave publike do të ndikojë në të gjitha fushat e shërbimeve dhe do të jetë i dobishëm për qytetarët që i shfrytëzojnë ato.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar edhe Koncept dokumentin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shëndetësi. Ky Koncept dokument adreson nevojën e rregullimit të çështjeve bazike në sektorin e shëndetësisë në Republikën e Kosovës.

“Ky rregullim do të sigurojë ofrim të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Përmirësimi i cilësisë dhe efektshmerisë së shërbimeve shëndetësore, është një nga prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kabineti qeveritar shqyrtoi edhe zgjerimin e listës së projekteve kapitale të cilat do të financohen përmes Klauzolës së Investimeve në Republikën e Kosovës. Kjo listë do të zgjerohet pas analizës dhe diskutimit në Këshillin Kombëtar të Investimeve.

Edhe vendimi i Qeverisë për fillimin e përdorimit të prokurimit elektronik për të gjitha organizatat buxhetore në Republikën e Kosovës, është diskutuar nga kabineti qeveritar. Qeveria ka insistuar që afatet e miratuara më herët nga Qeveria të respektohen dhe të fillojë zbatimi i prokurimit elektronik.

Është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e kontributit vjetor ndaj Qendrës Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për emërimin e anëtarëve në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe vendimin për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorëve në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Protokollin Financiar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës. Marrëveshja parasheh huan për financimin e projekteve të trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë.

Edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës së Bashkëpunimit të Rinisë, ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Në këtë marrëveshje janë përfshirë gjashtë shtete të regjionit dhe selia e kësaj zyre do të jetë në Tiranë, citohet Koha. (b.an)

Next Post

Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë e 8 të plagosur, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In