• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria miraton vendimin, kompensim deri në 50% për zjarrfikësit që punojnë orë shtesë dhe gjatë festave

by E S
10/07/2026 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një vendim që përmirëson trajtimin financiar të zjarrfikësve, duke garantuar një sistem kompensimi dhe mbështetje për punën e tyre.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e 9 korrikut parashikon një trajtim më të favorshëm financiar për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit javor dhe festat zyrtare, si edhe vendos standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë.

Zjarrfikësi që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën si më poshtë:

20% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00;

50% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00;
25% për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe në ditët e pushimit javor.”.
Përmes këtij vendimi, Qeveria synon të rrisë motivimin e efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, duke garantuar një trajtim financiar më dinjitoz dhe kushte më të mira për përmbushjen e misionit të tyre në mbrojtje të qytetarëve.
VE N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.203, DATË 10.4.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË MASËS SË PËRFITIMIT DHE LLOJEVE TË PUSHIMEVE TË TJERA, ME APO PA PAGESË, NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 30, të ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.203, datë 10.4.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të masës së përfitimit dhe llojeve të pushimeve të tjera, me apo pa pagesë, në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pika 4, e kreut I, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:
a) 20% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00;
b) 50% për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00;
c) 25% për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe në ditët e pushimit javor.”.
b) Pas pikës 4, të kreut I, shtohen pikat 4/1, 4/2 dhe 4/3, me këtë përmbajtje:
“4/1. Për orët shtesë të punës, punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së kompensohet me pushim të barabartë me orët shtesë plus 25% të tyre, kur këto orë janë kryer në ditë të zakonshme pune apo me orët shtesë plus 50% të tyre, kur orët janë kryer në ditë pushimi, ditë feste apo nga ora 22:00 – 6:00.
4/2. Punonjësi me gradë i shërbimit të MZSH-së, kur festat zyrtare bien në ditë pushimi, trajtohet me një ditë pushimi shtesë ose pagesë për 8 (tetë) orë, të përllogaritur mbi pagën orare të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu.
4/3. Shtesa mbi pagë, sipas pikës 4, të këtij kreu, paguhet bashkë me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi. Kompensimi me pushim i orëve shtesë të punës, sipas pikave 4/1 e 4/2, të këtij kreu, bëhet brenda 2 (dy) muajve nga dita kur janë kryer ato. Në rast të pamundësisë së kompensimit të orëve shtesë të punës me pushim, punonjësi kompensohet me shtesë page, sipas masës së përcaktuar në pikat 4/1 e 4/2, të këtij kreu.”.
c) Pas pikës 6, të kreut I, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:
“6/1. Numri maksimal i orëve shtesë për punonjësin operacional të shërbimit të MZSH-së nuk mund të jetë më shumë se 200 (dyqind) orë në vit. Me autorizimin e inspektoratit përgjegjës për inspektimin e punës, numri maksimal i orëve shtesë mund të tejkalohet vetëm në rastet e forcës madhore ose të menaxhimit të emergjencave civile në dobi të popullsisë.”.
ç) Pika 8, e kreut I, shfuqizohet.
d) Në pikën 1, të kreut II, emërtimet “komisar zjarrfikës”, “kryeinspektor zjarrfikës” dhe “inspektor zjarrfikës” zëvendësohen, përkatësisht, me “kryekomisar zjarrfikës”, “komisar zjarrfikës” dhe “nënkomisar zjarrfikës”.
2. Efektet financiare shtesë, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar sektoriale për bashkitë.
3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Next Post
Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon si do të ndikojë Hëna e re te shenjat e horoskopit

Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon si do të ndikojë Hëna e re te shenjat e horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

August 29, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

August 29, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

August 29, 2026
Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

August 29, 2026
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

Egnatia njeh kundërshtarët në Conference League, ja kalendari i ndeshjeve

August 29, 2026
Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

August 29, 2026
Studimi alarmant/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

Studimi alarmant/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com