• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria miraton shpërblimet për pensionistët, ja skema e shpërndarjes

by A R
29/12/2015 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka kaluar dje pasdite, përmes një akti normativ, vendimin për shpërblimin e pensionistëve. Do të jenë rreth 600 mijë pensionistë, të cilët do të shpërblehen sipas skemës së vitit të kaluar, por paratë ata do t’i tërheqin në muajin janar, shkruan gazeta Shekulli. Dje paradite, ishte ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili lajmëroi se këtë fundvit pensionistët dhe familjet shtresat në nevojë do të përfitojnë nga fondi i veçantë prej 1.5 miliardë lekësh, përmes aktit normativ. Duke mos dhënë hollësi për shifrat apo ndarjen e shumave të caktuara, Cani lajmëroi se skema do të jetë e njëjtë me atë të vitit që shkoi dhe kategoritë përfituese do të marrin shumën 2 mijë apo 3 mijë lekë sipas kategorisë.

“Qeveria merr vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe shtresave në nevojë”. Ndërkohë, pas miratimit të vendimit, institucioni përgjegjës për zbatimin e tij, është Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili do të hartojë dhe kalendarin e datave për tërheqjen e shumave gjatë muajit janar, në harkun kohor të një jave që do të përcaktohet. Ashtu si dhe vitin e kaluar, pensionistët dhe shtresat në nevojë do të duhet t’i drejtohen filialeve të Postës Shqiptare për të marrë paratë.

Skema

Fondi i shpërblimeve në total parashikohet në 1.5 miliardë lekë, të cilat do të ndahen sipas variantit të përdorur një vit më parë. Për pensionistët kryefamiljarë, të vetmuar apo në çift, për familjet në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara do të jepet një shpërblim prej 3 mijë lekësh, ndërsa për pensionistët e tjerë, shpërblimi do të jetë 2 mijë lekë. Në skemë këtë vit, bazuar në të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë afro 615 mijë pensionistë, të cilët do të përfitojnë shumën simbolike. Por, si janë ndarë kategoritë përfituese për shpërblimet e fundvitit? Për përfitimin e lekëve, është marrë parasysh statusi që kanë pensionistët në familje, nëse janë kryefamiljarë, apo nëse janë të vetëm. Për këtë arsye, edhe shuma që do të ndahet do jetë në varësi të këtij statusi që ka secili pensionist.

Sipas kategorive, 90 mijë familje pensionistësh përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim, nga të cilat 3 mijë lekë kryefamiljari dhe 2 mijë lekë bashkëshortja e tij. Për të gjithë pensionistët e tjerë, masa e shpërblimit është llogaritur në vlerën 2 mijë lekë. Përfitues të kësaj mase shpërblimi do të jenë pensionistët (e qytetit) me pension urban, invaliditeti dhe familjar. Po ashtu, pará nga fondi i kontigjencave do të marrin edhe pensionistët që përfitojnë pension fshati pleqërie, familjar dhe invaliditeti. Në këtë kategori llogariten të jenë afro 150 mijë individë. Vendimi shpall një shpërblim prej 5 mijë lekësh për ishtë përndjekurit mbi 65 vjeç dhe veteranët. Por së bashku me kontingjentin e të moshuarve, qeveria ka miratuar edhe fond të posaçëm për personat me aftësi të kufizuara, të cilët do të marrin, gjithsecili nga 3 mijë lekë.

Për realizimin e aktit punuan tri ministritë e linjës, ajo e Financave, Ekonomisë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku deri në sigurimin e fondit u ngrit dhe një skemë tjetër, e cila shpërblente të gjithë pensionistët dhe familjet në nevojë, me nga 2 mijë lekë secili. Por, kjo skemë u rrëzua nga qeveria, duke ia lënë vendin asaj që u miratua vetëm 3 ditë parë natës së ndarjes së viteve. Ndryshe nga viti i kaluar, kur pensionistët i siguruan lekët për darkën e Vitit të Ri brenda muajit dhjetor, tashmë ata do të thirren për tërheqen e lekëve në fillim të muajit janar. Sa i përket administratës, qeveria ka miratuar disa ditë më parë vendimin për shpërblimin e policëve, ndërsa nuk ka pasur sinjalizime për shpërblimin e mësuesve apo mjekëve.

 

Të dhëna

Shpërblimin e pensionistëve këtë vit, i pari që e lajmëroi ishte kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili në mbledhjen e fundit të komisionit që ai drejton tha se tri ministritë e linjës po hartojnë skemën për ndarjen e shpërblimeve.

 

Përfituesit

Qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimet e policëve, por nuk ka pasur vendim zyrtar për shpërblimin e mësuesve dhe mjekëve, përpos thirrjeve të sindikatave. Në skemën e vjetshme, qeveria përfshiu në shpërblime, krahas policëve shembullorë, edhe arsimtarët e 10 shkollave më të mira në vend. E njëjta skemë u zbatua edhe për shërbimin shëndetësor, duke iu shpërndarë 400 mijë lekë shpërblim për individ, për 3 shërbimet më të mira shëndetësore.

 

Do të marrin shpërblim, 340 mijë persona, që përfitojnë pensione urbane pleqërie, invaliditeti dhe familjare;

 

150 mijë persona, që përfitojnë pension fshati pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

 

11500 persona, që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi;

 

4300 persona, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar si ish-punonjës të nëntokës, ose ndërmarrjeve të industrisë ushtarake.

 

615 mijë pensionistë, nga muaji janar duhet t’u drejtohen zyrave të Postës Shqiptare për të tërhequr shpërblimin e përcaktuar nga qeveria, përmes aktit normativ

SHEKULLI

Next Post

Ja sa kursejnë Shqipëria dhe Kosova me unifikimi i energjetikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In