• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qeveria miraton Hartën e re Gjyqësore, reagon KLGJ: Vendimi i sotëm i hap rrugën…

by
21/07/2022 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas miratimit të hartës së re gjyqësore ku ka thënë se e kanë përshëndetur këtë vendimmarrje.

‘Sot më datë 21.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë kurorëzuan punën pothuajse 3 vjeçare të Grupit Ndër-institucional të Punës për Riorganizimin e kompetencave tokësore të gjykatave.

Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e përbashkët për Hartën e re Gjyqësore, e cila synon riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave në përputhje me standardet me të mira ndërkombëtare të efiçencës gjyqësore. Harta e re gjyqësore bazohet në metodologjinë e propozuar nga Komisioni Europian për Eficencën në Drejtësi (CEPEJ) dhe është hartuar me asistencën teknike të ekspertëve të Këshillit të Europës, USAID dh Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit e Ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe Delegacionit të BE-së.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, përshëndet këtë vendimmarrje, e cila është tregues i bashkëpunimit të ndërsjelltë midis pushteteve, me qëllim garantimin e një demokracie funksionale në Shqipëri dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Vendimi i sotëm i hap rrugën një procesi i cili synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë të gjykatave dhe dhënies së drejtësisë në mënyrë të barabartë e pa vonesa për të gjithë qytetarët. Miratimi i hartës së re gjyqësore përmbush jo vetëm një detyrim ligjor, po garanton ndërhyrjen e duhur për rritjen e aksesit në drejtësi dhe siguron marrjen e shpejtë të shërbimeve gjyqësore për publikun. Qytetarët të cilët jetojnë në qytetet ku gjykatat riorganizohen do të vijojnë të marrin shërbimet si më parë nga Zyrat e shërbimeve gjyqësore.

Po ashtu, përmes zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore synohet një shpërndarje e ekuilibruar e ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve, përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe specializimin e profilizimin e gjyqtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë për të siguruar një plan zbatimi të mirëmenduar që do të mundësojë jetësimin e plotë dhe me sukses te Hartës së Re Gjyqësore dhe të garantojë gjykata funksionale e shërbime e të efektshme për qytetarët. ‘- thuhet në njoftim.

/e.d

Next Post
Qeveria miraton Hartën e re Gjyqësore, reagon KLGJ: Vendimi i sotëm i hap rrugën…

Balla prezanton rezolutën për Dick Marty: Kjo rezolutë duhet të marrë mbështetjen e të gjithëve, në raport s'provohen akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e protestave

October 25, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Një profil statistikor i votuesve opozitarë dhe mosvotuesve në Tiranën urbane

October 25, 2026
VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

October 25, 2026
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

October 25, 2026
Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

October 25, 2026
“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

October 25, 2026
La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

October 25, 2026
Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

Incident pranë qendrës së votimit në Beograd, sulmohet nëna e Aleksandër Vuçiçit

October 25, 2026
U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

U godit në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erion Vishkulli niset drejt Italisë për operacionin e dytë

October 25, 2026
Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

Franca ashpërson ndëshkimet për dhunën në protesta, 217 persona në burg, hetimi i Fox News zbulon rolin e Antifa-s në demonstrata

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In