• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria miraton fondin e projektit për krijimin e Portit gjigand të Karpenit

by Java News
26/10/2016 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avancon ideja për ndërtimin e portit të Karpenit pas miratimit të ligjit në Kuvend që autorizon tre ministri të negociojnë.

Në mbledhjen e radhës së qeverisë është miratuar një rishpërndarje fondesh në Ministrinë e Ekonomisë duke hequr 40 milionë lekë nga programi për mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e turizmit për t’i kaluar në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”.

Nga fondi, 14 milionë lekë janë vendosur për shpenzime korrente, ndërsa 26 milionë lekë janë vendosur në dispozicion të konsulentëve të huaj që të përdoren për mbulimin e shpenzimeve që do të bëjnë studimin dhe vlerësimin ligjor e financiar për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike.

Ligji që i jep autorizon tre ministri të negociojnë kontratën e portit gjigant të Kavajës u miratua vetëm nga shumica, pasi opozita e kundërshtoi.

Skepticizmi i opozitës lidhet me garancitë financiare të kompanive që do ndërtojnë projektin 5 miliardë dollarësh, pasi sipas tyre vetë kompania aplikuese ka një kapital prej 100 stërlinash.

Por sipas qeverisë ndërtimi i portit të ri do të hapë 70 mijë vende pune.

Investimi
Kanë qenë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, që kanë marrë iniciativën e përcaktimit të një procedure të veçantë, me qëllim mundësimin e realizimit në një kohë të shpejtë dhe në mënyrë efiçente të një kontrate me subjektin në fjalë.

Dikasteret, nga një vlerësim paraprak i projektit “Morgan”, të paraqitur nga aleanca e kompanive të njohura në fushën e projektimit, ndërtimit dhe operimit të porteve strategjike në botë, të përfaqësuara nga subjekti për qëllime të veçanta “Star Bridge Port Developments Limited”, sugjerojnë se propozimi i sjellë përbën një investim strategjik, i pari i këtyre përmasave në Shqipëri dhe një mundësi unike zhvillimi, si për zonën ku është menduar të realizohet, edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Projekti “Morgan” parashikon ndërtimin e një porti me thellësi të madhe në zonën e Karpen, Kavajë, të ambienteve mbështetëse të portit, të shoqëruar me një zonë të lirë tregtare, si dhe ndërtimin e një terminali rigazifikimi të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe një centrali për prodhim energjie, përkatësisht: Projekti “Deep Ëater Port” – Porti detar me thellësi të madhe dhe Projekti “Port Centric Logistics and Enterprise Zone” – Zona ekonomike.

Ky projekt përfaqëson një investim në total prej 5 miliardë USD-sh për një periudhë 5-10 vjet.

Porti parashikon hyrjen e anijeve të mëdha tregtare, që kanë nevojë për thellësi prej 20 m.

Për realizimin e qëllimit të këtij porti, është e domosdoshme të ndërtohen edhe zona ekonomike, e cila në përfundim të projektit është parashikuar të këtë një shtrirje prej 1700 hektarësh.

Zona e portit parashikohet të përbëhet nga ambientet mbështetëse të portit (magazina, terminale, qendër logjistike), nga një zonë e re banimi pranë kompleksit, një serë me teknologji te lartë dhe akademi sporti.

Gjithashtu, parashikohet ndërtimi edhe i një terminali rigazifikimi LNG dhe një centrali për prodhim energjie (central energjie me gaz ose biomase)./report tv/a.k

Next Post
Doni trup në formë, por keni “menu dite” picat?! Ja sa duhet të vraponi për të “shpenzuar” 1 picë!

Doni trup në formë, por keni "menu dite" picat?! Ja sa duhet të vraponi për të "shpenzuar" 1 picë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

September 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 8% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

September 6, 2026
Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

September 6, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

September 6, 2026
Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

September 6, 2026
25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

September 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?

September 6, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com