• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria miraton aktin normativ për shlyerjen e detyrimeve ndër vite të 3 komplekseve ushtarake

by A R
28/08/2024 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare kaloi një akt normativ këtë të mërkurë duke miratuar paketën financiare që shlyen të gjitha detyrimet që kanë pasur ndër vite 3 komplekse të industrisë ushtarake në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës.

“Në aktin normativ kemi një lajm shumë të mirë për industrinë ushtarake. Është miratuar me të njëjtin akt normativ një paketë financiare e rëndësishme e cila siguron tre elementë. E para shlyerjen e të gjitha detyrimeve që kanë pasur ndër vite 3 komplekset të industrisë ushtarake shqiptare në Poliçan, në Gramsh dhe në Mjekës. I japim fund një kalvari shumë të gjatë me detyrime të prapambetura, të pashlyera ndaj punonjësve, ish-punonjësve, njerëzve që kanë një kontribut të çmuar në industrinë ushtarake. Sikurse i japim fund një kalvari të gjatë që këto kompani shtetërore të kishin ndaj bashkive”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Ministri tha se akti normativ jep financimin e nevojshëm edhe të krijimit të kompanisë shtetërore për industrinë ushtarake.

“Ligji hyri në fuqi para pak ditësh dhe tashmë kemi dhe paketën financiare që mundëson rikrijimin, riformatimin dhe rijetëzimin e një kompanie shtetërore që do të ketë instrumentet ligjore dhe financiare për të hyrë në marrëveshje bashkëpunimit me investitorë të huaj nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere për të rijetëzuar këtë industri të rëndësishme”, tha ai.

Duket se ekonomia shqiptare ka pasur një performancë pozitive dhe për këtë arsye janë bërë disa ndryshime edhe në buxhetin e vitit 2024.

“Kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara në këtë vit në vlerën 27 miliardë Lekë”, njoftoi ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ministri tha se janë menduar të shpërndahen para në radhë të parë në ato sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektorë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Më konkretisht janë rritur financimet shtesë të Ministrisë së Bujqësisë 500 milionë Lekë që të mbështetet skema e granteve të fermerëve.

250 milionë Lekë shtesë do të shkojnë për Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të financohen projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.

Rritje financime edhe për Ministrinë e Brendshme në shifrën 1.3 miliardë Lekë për kompensimin ushqimor të policisë krahas orëve shtesë të punës që do të përfitojnë në kuadër të sezonit turistik.

“Kemi rritur fondet më Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në vlerën e 300 milionë Lekë për shpërblimin e sportivëve të cilët kanë arritur rezultate të mira sportive. Për ujësjellës kanalizime është rritur mbështetja në 2 miliard Lekë”, tha ministri.

Malaj paralajmëroi se do të vijohet për financuar në infrastrukturën kombëtare, lokale dhe rurale dhe në atë infrastrukturë që luan një rol kyç në ekonominë e vendit.

/a.r

Next Post
U plagos nga helika e gomones në Vlorë, ndërron jetë në Turqi ish-basketbollisti

U plagos nga helika e gomones në Vlorë, ndërron jetë në Turqi ish-basketbollisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In