• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria zgjat ruajtjen e drejtuesit të SPAK 3 vite pas përfundimit të mandatit. Sa do jetë mbrojtja për kreun e GJKKO dhe BKH

by Os De
08/10/2025 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit të SPAK do t’i garantohet siguria fizike deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit si drejtues i këtij institucioni. 

Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, që ka vendosur të zgjasë nga 2 në 3 vite pas përfundimit të detyrës mbrojtjen dhe sigurinë fizike për drejtuesin e SPAK-ut. 

Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm të garantuar nga Garda e Republikës. 

Kujtojmë se drejtuesi aktual i SPAK-ut, Altin Dumani, mandati i të cilit mbaron në dhjetor 2025, do të ketë mbrojtje edhe për 3 vite pas mandatit të tij. 

Ndërkohë, për kryetarët e GJKKO dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbrojtja për ta pas përfundimit të mandatit vijon të mbetet e pandryshuar në 2 vite. 

Vendimi i Qeverisë: 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.478, DATË 10.7.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURËN E SIGURISË SË GJYQTARËVE TË GJYKATAVE KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TË PROKURORËVE TË PROKURORISË SË POSAÇME DHE DREJTORIT TË BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT, TË NDRYSHUAR” 

LEXO EDHE:
Projekti TID në Durrës/ Banorët padi në SPAK: Nuk është konsultuar me ne, po bëhen shpronësime të pronave me çmime të padrejta 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 47, të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

-Pika 3 e vendimit nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

-“ Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij. Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij.”

-Ngarkohen drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

 

 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In