• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

by A R
09/07/2026 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar një vendim, i cili synon përmirësimin e trajtimit financiar për efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari e cilësoi vendimin si një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në vijën e parë të emergjencave dhe që përballen çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët.

Sipas tij, vendimi i miratuar garanton një trajtim më të drejtë financiar për punën shtesë të efektivëve të zjarrfikësve, përfshirë orët shtesë, angazhimin gjatë natës, ditëve të pushimit dhe festave zyrtare.

Lamallari bëri me dije gjithashtu se vendimi përcakton standarde më të qarta për mbrojtjen e punonjësve nga mbingarkesa në punë, duke synuar përmirësimin e kushteve të shërbimit.

Ai theksoi se puna e efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit nuk njeh orar dhe se institucionet kanë detyrimin t’i mbështesin për përkushtimin e tyre.

Postimi i ministrit të Brendshëm:

“Një lajm i mirë për ata që janë në vijën e parë sa herë që qytetarët kanë nevojë, që përballen me zjarrin, rrezikun dhe çdo situatë emergjente, pa kursyer asgjë nga vetja. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, duke garantuar një trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit dhe festat zyrtare, si edhe duke vendosur standarde të qarta për mbrojtjen e tyre nga mbingarkesa në punë. Vendimi i sotëm është një hap tjetër domethënës në përmbushjen e angazhimit që ne kemi ndërmarrë për të forcuar e mbështetur më tej djemtë dhe burrat që shërbejnë në këtë shërbim tejet të rëndësishëm. Përkushtimi i tyre nuk njeh orar e as vështirësi ndaj ne kemi detyrimin e përbashkët t’ju gjendemi gjithmonë pranë. RESPEKT!

Next Post
FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    Dakort me trajtiin financiar te zjarrfikesve por kryesore jane mjetet qe perdor.U fol se qeveria do blinte dy avion zjarrfikes . Ku jane ? Shqiperia ka nje reliev te thyer dhe mjetet ajrore( helikopter ose avion zjarrfikes) jane te domosdshem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com