• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria “lëshon” dorën, 140 milionë lekë për blerjen e makinave dhe motorrave

by
17/09/2015 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një tender prej rreth 140 milionë lekësh për blerjen e automjeteve për institucionet.

Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku tenderi i hapur nga Ministria e Brendshme parashikon dhënien e 140 milionë lekëve për këtë shpenzim. Kjo pasi autoriteti i vetëm që ka të drejtë të blejë automjete për të gjitha institucionet është Ministria e Brendshme.

Në tenderin e MPB parashikohet blerja e 73 motoçikletave, me një fond prej 103.9 milionë lekësh. Në specifikimet për motorët e policisë, bien në sy kriteret ku parashikohet që ato të kenë shpejtësi nën 160 kilometra/orë si pajisjen me zinxhirë nga kamion në rrotën e pasme.

Sa u përket automjeteve për institucione të tjera, që nuk varen nga MPB-ja, është parashikuar blerja e një fuoristrade me vlerë 45 milionë lekë për Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Po ashtu pjesë e tenderit është edhe blerja e automjeteve për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Kjo Agjenci ka një fond limit prej dy fuoristradash dhe ai është në nvielin prej 58 mln lekës.

Edhe Ministria e Kulturës kërkon blerjen e 6 fuoristradave “Pick Up” me vlerën 130 milionë lekë. E fundit në renditjen e loteve të këtij tenderi është një automjet për Akademinë e Shkencave dhe fondi në dispozicion për këtë blerje është 12.5 milionë lekë.

Next Post

"Ju lutem, lahuni përpara se të vini në stadium!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com