• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria: Kompensim ushqimor për rreth 10 mijë efektivë policie, marrin deri në 100 mijë lekë! 6 paga shpërblim për…!

by Java News
15/12/2023 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka marrë dy vendime të rëndësishme për punonjësit e policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes policore, për kompensimin e shpenzimeve ushqimore dhe të transportit. Këshilli i ministrave ka vendosur që 9982 punonjes të përfitojnë kompesimin ushqimor për vitin 2023 me mbi 100 mijë lekë për secilin.

Po kështu, në mbledhjen e datës 13 dhjetor, Qeveria ka vendosur miratimin e pagesës për shpenzimet e transportit për punonjësit e AMP-së të cilët kryejnë detyra larg vendbanimit. Në pikën 1 të vendimit, thuhet se përfitues janë punonjësit e Agjencisë të cilët me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm transferohen ose emërohen, në detyra larg vendbanimit. Këta efektiva, përfitojnë pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit, sipas distancës, minimalisht 10 mijë lekë për distanca 36 deri në 60 kilometër dhe maksimalisht 30 mijë lekë për distanca mbi 200 kilometër.

Qeveria ka vendosur që përfitimi i kësaj pagese të vazhdojë deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të Agjencisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin ku punonjësi është caktuar në detyrë. Për përfitimin e pagesës, punonjësi duhet të paraqesë në strukturën përgjegjëse të burimeve njerëzore dokumentacionin, si kërkesë me shkrim, certifikatë familjare, ID personale, vertetimin e banimit dhe disa dokumente të tjera.

VKM përcakton se kur punonjësi i Agjencisë transferohet ose emërohet në detyrë në punë jashtë vendbanimit të tij, dhe për këtë shkak, bashkëshorti ndërpret marrëdhëniet e punës, ai ka të drejtë të përfitojë një pagë mujore në rast se nuk mund të punësohet në vendin e transferimit ose emërimit në punonjësit të Agjencisë.

Paga që përfitohet është në masën 100 (njëqind) % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës. Pika 8 e VKM-së përcakton shpërblim deri në 6 paga mujore për punonjësit e Agjencisë me rezultate të larta në punë, gjatë kryerjes së detyrave në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligji. Në rast sëmundjeje të rëndë apo fatkeqësie familjare, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore përfiton ndihmë financiare në masën e një page mujore./m.j

Next Post
Eliminimi mafioz i Aleksandër Sadikajt/ Familja nis hetimet private për të zbuluar ekzekutorin

Dëshmia/ Motra e Aleksandër Sadikajt nxjerr emrat e vrasësve të të vëllait: Hanin dhe pinin bashkë, erdhën edhe në varrim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xholi rrëfen në KLP çështjet e bujshme që ka hetuar: Nga vrasja e 6 policëve tek rrëmbimi i biznesmenëve

Adnan Xholi, kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Dorëzon aplikimin në KLP

July 29, 2026
Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

July 29, 2026
“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

July 29, 2026
Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

July 29, 2026
Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

Juventus pranë goditjes së madhe, Kolo Muani rikthehet në Torino për 40 milionë euro

July 29, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Ferri në kufirin kroat!

July 29, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: Ka struktura që nuk e duan Shqipërinë në BE, po shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve

July 29, 2026
Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

Po pilotonte avionin duke folur me nënën në telefon, zbardhet dëshmia e Beqirajt pas arrestimit

July 29, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Temperaturat e larta nxisin rastet me infarkte, mjekja: Mbi 50 vjeç grupmosha më e prekur

July 29, 2026
Ukraina merr dritën jeshile, Trump dakordohet t'i japë Kievit licencat për prodhimin e raketave Patriot pas takimit me Zelenskyn - Euronews Albania

Ukraina merr dritën jeshile, Trump dakordohet ti japë Kievit licencat për prodhimin e raketave Patriot pas takimit me Zelenskyn – Euronews Albania

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com