• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria: Kampi i refugjatëve, histori e stisur si ajo e luftëtarëve të ISIS

by Java News
11/06/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ditët e fundit është hapur një debat rreth mundësisë së ngritjes së një kampi refugjatësh për ti frenuar ata të kalojnë tranzit nga vendi ynë në drejtim të BE. Deklaratat e kryeministrit të Danimarkës ku ai shprehet se po diskutohet në BE rreth mundësisë së një kampi jashtë territorit të vendeve të BE, larg influencave të trafikantëve, është interpretuar në shumë media se kemi të bëjmë me një kamp që pritet të ndërtohet në Shqipëri. Gazeta franceze “Le Monde” shkruante pak ditë më parë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Por, qeveria shqiptare ka mohuar lajmin se në vendin tonë mund të ndërtohet një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika Veriore. Burime zyrtare për Report TV nga qeveria pohojnë se nuk ka asnjë plan konkret për kamp refugjatësh në Shqipëri. “Nuk ka asnjë plan konkret për kamp refugjatësh në Shqipëri. Historia e stisur po aq sa ajo e luftëtarëve të ISIS” është shprehur një burim qeveritar. Po ashtu i njëjti burim, sipas gazetares Esiona Konomi ka theksuar se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë çështje e cila ka nisur të trumbetohet nga opozita. Javën e shkuar kreu i PD Lulzim Basha i pyetur për këtë çështje deklaroi se “Një dimension i tillë kapërcen kufijtë e vendit tonë, natyrisht nuk mund të jetë kurrsesi një vendim i vetëm një personi”.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Reuters po për këtë çështje ka publikuar një artikull ku thekson se numri i emigrantëve që mbërrijnë në Greqi janë duke u përpjekur të arrijnë Evropën Perëndimore nëpërmjet Shqipërisë. Numri i tentativave për të kaluar nga Shqipëria është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit thuhet në shkrim. Hyrja në Kroaci, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi fqinj, mbetet modeste krahasuar me vitin 2015 në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, por po rritet me shpejtësi. Duke cituar autoritetet shqiptare Reuters thotë se 2,311 emigrantë u ndaluan gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018, ndërsa vetëm 1,000 u ndaluan gjatë gjithë vitit 2017.

Europa ndodhet përballë një krize të re përsa i përket strehimit të refugjatëve, pasi disa vende nuk kanë respektuar marrëveshjen për kuotat e pranimit. Një gjë e tillë ka sjellë vendimin e fortë nga Italia mbrëmjen e djeshme për të bllokuar një anije me mbi 600 emigrantë. Qeveria e re italiane ka vendosur në zbatim premtimin e fushatës. Anija nuk është lejuar që të ankorohet, ndërsa ministri Salvini u shpreh Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë, ndërsa Malta nuk mund të refuzojë kërkesën. Anija me emigrantët vijon që të jetë në det të hapur.

a.ç

Next Post
EMRI/ Plagosi prindërit dhe u hodh nga kati i tretë, identifikohet 25-vjeçari

EMRAT/ Policia e Tiranës pëson ndryshime, ja shefat e rinj të komisariateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 12 Gusht 2026

August 11, 2026
“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

August 11, 2026
Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com