• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Qeveria ka vendosur të ulë tatimin mbi të ardhurat personale: Po diskutohen nivele të reja

by Ardit Rada
06/11/2020 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime nga Ministria e Financave thonë se po punohet për të zbritur si tatimin 13% ashtu edhe atë 23%, me qëllim lehtësimin e qytetarëve. Edhe pse puna ka filluar ende nuk janë vendosur dy tatimet e reja që do të zbatohen.

Pas vendimit të qeverisë për të rritur pagën minimale në shkallë vendi nga 26 mijë lekë që është aktualisht në 30 mijë lekë në vitin që vjen, vendimi tjetër që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt është ulja e tatimit mbi të ardhurat personale. Ky vendim ishte njoftuar më herët nga kryeministri Edi Rama teksa pohonte se do të ketë një rishikim të tatimit progresiv.

 “Sa i takon taksws progresive, po jemi duke bërë një plan dhe sapo ta kemi gati do ta ndajmë me ju”, u shpreh kryeministri në konferencën e 29 shtatorit.

Në fjalën e tij kryeministri Rama nuk bëri të ditur se për çfarë bëhej fjalë konkretisht, por burime nga Ministria e Financave pohojnë se do të ketë një rishikim në ulje të të pragjeve të tatimit, por ende nuk janë vendosur se cilat do të jenë fashat e reja.

Fokusi i këtij vendimi është rritja e konsumit dhe lehtësimi i barrës për shtresën e mesme. Një masë e tillë ndërmerret edhe për të ulur shkallën e informalitetit në vend, dhe problemet më të mëdha janë konstatuar tek pagat e larta.

Aktualisht të punësuarit në vend paguajnë 2 fasha tatimi. Të gjithë të punësuarit që marrin mbi 30 mijë lekë e deri në 150 mijë lekë paguajnë 13% mbi të ardhurat, ndërsa ata që marrin mbi 150 mijë lekë paguajnë 23% tatim.

Në 2 vitet e fundit ka pasur ndryshime për punonjësit, pasi në 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për të rritur pragun e pagave që tatohen me 23% nga rroga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë. Më pas në 1 janar 2020 qeveria vendosi të tatojë vetëm një herë të gjithë të dy-punësuarit për totalin e pagave të tyre. Ishin 24 mijë persona që ju nënshtruan këtij vendimi. Ata që u prekën më së shumti ishin të dy-punësuarit me paga të larta, konkretisht nëse një person merrte 80 mijë lekë në një unë dhe 70 tek tjetra u detyrua të paguaj tatim 23%. Aktualisht në vend janë 13.646 qytetarë që marrin paga mbi 150 mijë lekë dhe tatohen me 23% për të ardhurat aq sa një biznes i madh.  Sipas burimeve një vendim i tillë do të formalizojë edhe profesionet e lira, që deri më tani nuk kanë deklaruar fitimin real për shkak të tatimit të lartë. /d.c

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In