• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

by Ilir Yzeiri
04/02/2026 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

U bë disa kohë që kryeministri Rama, në mënyrë të përsëritur, është shprehur kundër kërkesës së punëtorëve të drejtësisë, gjykatës e prokurorë, që kanë kërkuar ta rrisin pagën e tyre në mënyrë shproporcionale me pagën që marrin kategoritë e tjera profesionale në vendin tonë. Në këtë përballje verbale Edi Rama shfaqet si viktimë dhe pushteti i gjyqësorit, përkatësisht shoqatat e gjyqtarëve dhe tani edhe shoqata e prokurorëve shfaqen, si padronë të Shqipërisë. Ata nuk kanë më asnjë skrupull moral, por e kanë llogaritur kontributin e tyre vetëm si shkëmbim me vlera monetare.

Gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi kanë të drejtë të sillen kështu sepse, pasi u krye Reforma në Drejtësi, ajo që ra më tepër në sy ishte paga e majme dhe vlerësimi monetar i lartë. U duk se ideali tani nuk ishte drejtësia por shpërblimi, paga. Struktura e posaçme e Prokurorëve – nën emrin SPAK – dhe struktara e posaçme e gjyqtarëve – nën emrin GJKKO –  në një vend ku ka vdekur ideali për t’i shërbyer këtij vendi, në një vend ku kaosi moral ka bërë që kuptimi i jetës të ndërtohet vetëm mbi parimin e fitimit dhe të  të bërit lekë, gjyqtarët dhe prokurorët, këta që i shpëtuan vetingut famëkeq, po na kujtojnë se ky vend ka vlerë vetëm nëse e vjel ashtu siç kanë bërë të gjithë të tjerët. Nga kjo pikëpamje, kërkesa e punëtorëve të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë, në një vend që llogaritet si ndër më të varfrit e Europës, nuk është moralisht e përligjur. Por edhe vetëm përmendja e këtij problemi ose vetëm ideja për të kërkuar rritje rroge brenda një sistemi që në perceptimin kolektiv dhe në të gjitha raportet kombëtarë e ndërkombëtare është llogaritur si më i korruptuari, pra, vetëm ky perceptim do ta bënte kërkesën e tyre për rritje rroge që të dukej si një hakërrim prej të forti, prej atij personazhit që i kërkon bosit se kur të ndajë plaçkën ai duhet të marrë pjesën e luanit.

Nga kjo pikëpamje, kjo kërkesë është e neveritshme dhe të bën ta përbuzësh. Pse ? Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë mbetur në sistem, pas vetingut famëkeq, kanë përgjegjësinë që të na tregojnë me fakte se përse edhe pas Reformës së famshme, Drejtësia është përkeqësuar. Ata duhet të jenë më të pranishëm në hapësirën publike me debate, komente dhe pjesëmarrje në tryeza që të na tregojnë se përse u arrit që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit duke shënuar një rekord unik në krimin ndaj drejtësisë në botë- vrasjen për shkak të detyrës në sallën e gjyqit. Përse sistemi është vënë në kolaps dhe mbi 120 mijë dosje presin të shqyrtohen dhe të marrin një përgjigje. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në një vend normal do të duhej të vlonin nga përkushtimi për të bërë këtë vend dhe jo për ta zhbërë, siç po ndodh me SPAK-un dhe GJKKO-në.

Edi Rama dhe qeveria e tij në një kuptim kanë pësuar një grusht shteti sepse Kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj, është rrëmbyer nga dy prokurorë, Olsi Dado e Altin Dumani dhe trajtohet si të ishte jo në mes të Europës por në burgjet e juntave të Amerikës Latine. Zv/ kryeministrja është marrë e pandehur dhe SPAK e ka diskredituar figurën e saj, por edhe ajo veten me bisedat banale që iu zbuluan si të ishte një lac rrugësh dhe të qeverisë përmes publikimeve të mesazheve private në media. Qeveria shqiptare nuk ka ministrin e transportit dhe telekomunikacionit nuk ka as kryetarin e bashkisë më të madhe të vendit, aty ku jetonë 1/3 e popullsisë thjesht sepse Olsi Dado dhe Altin Dumani duan të hakmerren për një leje ndërtimi për shtesë kati që ua ka mohuar Veliaj.

Nga shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kemi parë asnjë reagim për ata gjyqtarë e prokurorë që u larguan pa të drejtë nga vetingu, si fjala vjen Gurali Brahimllari. Edhe në vitin e ri gjyqësor që u çel pak më parë nuk pamë të adresoheshin dhe të kërkohej zgjidhje për malet me probleme të drejtësisë. Në anë tjetër është qeveria, përgjegjëse drjtpërdrejt për burgjet shqiptare, nuk po arrin t’i menaxhojë si duhet ato, por i ka kthyer në vende absurde, ku disa trajtohen me eskorta, atij që i mbushet mendja arratiset dhe askush nuk mban përgjegjësi. Qeveria, sipas mendimit tim, ka rënë dhe është dorëzuar përballë arrogancës së një sistemi që ajo e ndërtoi vetë dhe tani po i ha kokën asaj dhe po e fut vendin në një spirale të rrezikshme.

Mazhornaca e ka përjashtuar Parlamentin nga vendimmarrjet e guximshme që do të duhej ta shëndoshnin sistemin. Edi Rama ka zgjedhur që, në emër të pavarësisë së insitucioneve dhe të ndarjes së pushteteve, të marrë rolin e publicistit dhe ta paraqesë qeverinë dhe veten si viktima përballë një pushtetit që na dikton jo vetëm se kë mund të fusë në burg nesër, por edhe se sa e do rrogën dhe se çfarë privilegjesh të tjera i mungojnë. Shtoji kësaj edhe mungesën totale të opozitës dhe pastaj do të bindesh se humnera që kemi përpara mund ta gëlltisë edhe demokracinë e brishtë dhe në të ardhmen mund të kemi një shtet të thyer, një republikë prokororësh dhe gjyqtarësh që jo vetëm nuk do të japin kurrë drjetësi por do të vendosin gjoba politike mbi cilindo që u prek pushtetin që e fituan nga një mazhorancë e paaftë dhe naive.

Next Post
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Comments 1

  1. Hermes says:
    6 hours ago

    Drejt se janë zgjedhur nga familjet e tyre e për më tepër pjesa më e madhe nuk kanë karrierë të paaftë dhe prepotente. Thjesht kanë shkatërruar sistemin e drejtësisë me pseudo reforma. Sekserizmi është në nivelet më të larta

    Reply

Leave a Reply to Hermes Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In