• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qeveria italiane merr votëbesimin e Senatit, Conte: Do hapemi edhe drejt Rusisë!

by Java News
05/06/2018 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ITALI – Senati ka votuar qeverinë italiane me 171 pro, 117 kundër. Përpara votëbesimit në Senat, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka shpalosur programin e tij përpara ligjvënësve duke e vene theksin tek reformimi i ekonomisë dhe tek kontrolli i emigracionit.

Lideri i koalicionit që përbëhet nga Lëvizja Pesë Yjet dhe Lidhja u shpreh se Roma zyrtare do të vijojë t’i qëndrojë besnike parimeve eutoatlantike, duke mbetur e angazhuar në struktura si NATO dhe BE-ja, por do të fokusohet gjithashtu edhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve italianë.

Giuseppe Conte në fjalën e tij të parë pas votëbesimit siguroi senatorët se ‘dalja nga euro nuk është aspak në diskutim’, por shtoi se ‘nuk do të heqim dorë nga rishqyrtimi i politikave ekonomike’.

Gjithësesi, ashtu sikurse pritej, qeveria e re mund të ketë një qasje më të afërt me Rusinë.

Ketë e bëri të qartë edhe Conte kur u shpreh se kabineti i drejtuar prej tij do të mbështesë hapjen në raport me Kremlinin.

Sa i përket ekonomisë, ekspertët presin një qasje disi më spektike kundrejt direktivave të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, Conte konfirmoi se Italia do të fillojë të aplikojë taksën e sheshte më dy fasha, një lëvizje që sipas populistëve do të forcojë biznesin dhe rrjedhimisht gjëndjen ekonomike.

“5 yjet” dhe Lega kanë premtuar shpenzime të reja të ndihmës sociale dhe shkurtim taksash, çka mund të bjerë ndesh me rregullat e shpenzimeve të bllokut. Vetë Matteo Salvini nga ana tjetër do të mbaje portofolin e Ministrisë së Brendshme dhe një nga premtimet e tij të para ishte një politikë e re e ashpër mbi emigracionin, që mund të ngjallë dhe kjo debate në Europë.

Dy partitë, që para zgjedhjeve kishin ndasi të thella në programin e tyre, arritën që të sheshojnë këto ndasi dhe të formojnë një koalicion të përbashkët. E përbashkëta tjetër e tyre është qëndrimi ndaj Brukselit.

Si 5 Yjet, ashtu edhe Lega Nord kundërshtojnë një sërë politikash shtrënguese të imponuara nga Bashkimi Europian për daljen nga kriza financiare dhe ekonomike.

a.ç

Next Post
Sekuestrohen 30 kg kanabis në Gjirokastër, dy persona në kërkim

Sekuestrohen 30 kg kanabis në Gjirokastër, dy persona në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In