• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria interpelancë me naftëtarët e Ballshit: Rafineria do vihet në punë! Statusin e keni gati!

by Java News
22/01/2018 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Ahmetaj e Gjiknuri ndodhen në interpelancë  me naftëtarët e Ballshit.

“Të garantohen detyrimet e punonjësve dhe pagat e prapambetetura. Impelentimi  i statutist të naftëtarit. Mallakastra ëstë zhytur në krizë, 39% e punonjësve janë me kredi nëpër banka. Shpresën dhe besën e kemi tek ju… Ta kthejmë në jetë industrinë e përpunimit të naftës. Mallakastra e ka të vetmin aset që i jep jetë ekonomisë së kësaj krahine ndërhyni. Rafineria është e vetmja mundësi financiare për të mbajtur familjet tona. A i mbaheni premtimit se do i japim lekët e prapambetura?, deklaruan naftëtarët.

Rama deklaroi se privatizimi i ARMO ishte kriminal.

“Së pari; për tu kthyer pak në kohë, privatizimi i ARMO-s ishte kriminal. Ne e kemi ngritur këtë çështje. Spo i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë. Çka ne morëm ishte një i ‘vdekur’ që duhej ringjallur. Pronari i AMOS është banka dhe jo shteti. Dhe as ai që e privatizoi, që se dimë as ku është. Ajo çka kemi bërë, nga njëra anë jemi shumë të vetëdijshëm për vlerën që ka ai aset, ka qenë që të bëjmë çmos për të nxitur investimet e investitorëve. Aty problemet e sigurisë janë serioze, duhet patjetër që të investohet në siguri. Unë jam plotësisht me ju, pra qendrat shëndetësore, nënstacionet elektrike, uji, është e pakuptueshme se si u futën në atë privatizim kriminal dhe sot janë pjesë e problemit.”, tha Rama”, deklaroi Rama

Kryeministri Rama premtoi se shumë shpejt besonte se do të shkonte në Ballsh për ta rivënë rafinerinë në punë, por tha se kishte arsye pse naftëtarët duhej të udhëtonin në këmbë nga Fieri në Tiranë në shenjë proteste kur qeverinë e kanë në dispozicion.

“Jam shumë shpresëplotë, që shumë shpejt unë do të vij atje në Ballsh, për ta rivënë në punë rafinerinë, për këtë po punojmë. Ju jeni në të drejtën tuaj të mos më besoni, jua thashë… kjo nuk është një bisedë që po e bëjmë në kushtet kur ju jeni në një gjendje dëshpërimi dhe ju merrni edhe rrugën në këmbë nga Fieri, se për ça e merrni rrugën në këmbë kur ne na keni në dispozicion…”, tha Rama.

Por një nga naftëtarët u përgjigj duke thënë se kishin disa muaj pa bukë. “Kemi sa muaj pa bukë ore. Jemi pa punë dhe pa bukë, prandaj e marrim rrugën në këmbë.”

Kryeministri Rama u zotua se i mban të gjithë premtimet e dhënat, dhe se statusi i naftëtarit tashmë ishte gati, por në krahun tjetër tha se një hetim i plotë për privatizimin e dështuar të ARMO-s ishte më se i nevojshëm.

Rama reagoi duke thënë: “ Të lutem, ka rregulla, mos më bëj Flamur Nokën këtu tani, se krijohet problem pastaj…shaka, shaka… ju falënderoj, shumë shpejt do të kontaktojmë prapë, ndërkohë që keni kontakt të vazhdueshëm me ministrin e energjisë.”

Ministri Gjiknuri bën me faj qeverinë e Berishës.

“Problemet kanë fillesën tek privatizimi i nisur keq dhe që kur morëm qeverinë në 2013 ajo kishte dështuar. Uzina nuk është menaxhuar siç duhet, por menaxhimi është privat. Është çështje tjetër nëse ia vlen shtetëzimi  Ministria e gatshme për një zgjidhje përfundimtare. Nerëzit janë në gadishmëri po ju presim.. jeni të parët që ai komision do të trajtojë me precedentë.. Çështja e statusit merr zgjidhje. Vetëm ngarkoni disa persona. Kompania ARMO ka falimentuar, nuk ekziston si kompani. Eshtë e zhytur në borxhe. Ne kemi nisur procedurat tona ligjore për të rikuperuar çdo lloj aseti që është rikuperuar. Kam autorizuar që të sekuestrohen asetet për borxhet. ARMO iku bashkë me Rezart Taçin. Ju e dini mirë. Po gjejmë zgjidhje brenda hapësirave shtetërore, sepse ajo nuk është ndërmarrje shtetërore. Do përpiqemi që të gjejmë investitor që të marrë përsipër brenda kuadrit ligjor.”, deklaroi Gjiknuri

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155495488991523/

Next Post
Le ta lëmë Ramën të ikë në vitin 2021

Çfarë u thotë mendja se mund të arrijnë me protesta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In