• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të ‘Parkut të Besimit’ në Petrelë, miratohet faza paraprake e projektit

by E S
13/05/2026 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar vendimin për fazën paraprake të “Parkut të Besimit”, projekti i madh që do të ndërtohet në kodrat e Petrelës dhe synon të kthehet në një destinacion unik fetar, kulturor dhe turistik.

Në një vendim të publikuar të mërkurën, Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”.

Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama parashikon që FSHZH të merret me procedurat e prokurimit publik, projektimin dhe ndërhyrjet infrastrukturore për projektin që do të ngrihet në një sipërfaqe prej 210 mijë metrash katrorë në kodrat e Petrelës, pranë luginës së Erzenit.

Sipas vendimit, ndërhyrjet do të përfshijnë infrastrukturën utilitare, aksesin brenda parkut, hapësirat e parkimit, ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore dhe elementët e sigurisë, përfshirë rrethimin.

Në projekt do të përfshihen edhe Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, të cilat do të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zhvillimin e parkut.

Projekti është ideuar nga studio daneze BIG Bjarke Ingels Group, e shpallur fituese vitin e shkuar mes 12 studiove ndërkombëtare të arkitekturës. “Parku i Besimit” është konceptuar si një hapësirë ku do të përfaqësohen besimet fetare të shqiptarëve. Çdo komunitet fetar do të ketë rrugën dhe simbolikën e vet, nga objektet e kultit deri te bimët dhe elementët e përmendur në librat e shenjtë.

Të gjitha shtigjet do të bashkohen te “Muzeu i Kujtesës”, i dedikuar viktimave të persekutimit fetar gjatë regjimit komunist.

Brenda parkut do të ndërtohen gjithashtu 100 “streha mikpritëse”, restorante me gatime tradicionale të komuniteteve fetare, hapësira ekologjike, banja termale dhe ambiente për evente deri në 500 persona.

Gjatë prezantimit të projektit fitues më 12 tetor të vitit të shkuar, Rama e cilësoi projektin si një arsye krenarie për Shqipërinë.

V E N D I M

Për NGARKIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT, SI AUTORITET KONTRAKTOR, PËR REALIZIMIN E FAZËS PARAPRAKE TË PROJEKTIT “PARKU I BESIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e fazës paraprake të projektit “Parku i Besimit”, si dhe përfshirjen e këtij projekti në programin e tij zhvillimor.

2. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në cilësinë e autoritetit kontraktor dhe njësisë zbatuese, sipas pikës 1, ngarkohet të kryejë:

a) projektimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve utilitare;

b) trajtimin e aksesit drejt dhe brenda Parkut:

c) trajtimin e hapësirave të parkimit;

ç) ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore;

d) ndërhyrjet që lidhen me sigurinë, përfshirë rrethimin.

3. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Korporata e Investimeve Shqiptare, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Next Post
NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë

NATO në alarm, avionët luftarakë ngrihen në Poloni pas sulmeve ruse me dronë

Comments 1

  1. Tekniku says:
    3 months ago

    AI parku I leshit I besimit ka ish pronare pervec lojrave te ministries se mbrojtjes.A I keni pyetut ata ju shteti demokratik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

August 16, 2026
Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

August 16, 2026
Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

August 16, 2026
Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com