Qeveria ka hartuar strategjinë e re kombëtare për prokurimet publike që do të aplikohet për periudhën 2024-2030.
Drafti i hedhur për konsultim publik i referohet procesit me të cilin autoritetet dhe entet kontraktore blejnë mallra dhe shërbime nga operatorët ekonomik.
Korniza ligjore e cila ka për qëllim unifikimin e standardeve me ato të BE-së mbështetet mbi parimet e mosdiskriminimit, trajtimit të barabartë, mbrojtjen e konkurrencës së lirë he rritjen e transparencës.
Ndër risitë më të rëndësishme është përdorimi i inteligjencës artificiale si teknologji e re e implementuar në sistemin elektronik të prokurimeve.
Sistemi elektronik është funksional në Shqipëri që në vitin 2009. Integrimi i sistemit AI do të shërbejë për të rritur efiçencën dhe për të automatizuar proceset.
“Në kuadër të rritjes së transparencës dhe eficencës, disa procese te prokurimit publik, sikurse janë: përllogaritja e vlerës limit të kontratës, studimi i tregut, hartimi i specifikimeve teknike duhet të kryhen në sisteme elektronike të certifikuara, mbështetur në ndërveprim me sisteme të tjera të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit. Për këtë qëllim, SPE do të zhvillohet duke përdorur teknologji të avancuar të Inteligjencës Artificiale dhe procese të robotizuara në përputhje me parashikimet europiane”.
Teknologjia e avancuar, sipas draft-strategjisë, do të kryejë vlerësim automatik të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të aplikimit. Këto ndryshime vijnë në kuadër të rritjes së transparencës dhe eficencës me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shmangien e konflikteve të interesit.
/f.s
Akoma me te ndyre jane bere kta te quajturit ministra te k/hajdutit shqiptarve,me edvin katrapushtin ne krye te vjedhejve e plackitjeve.Po ja u kalojne edhe 2 monstrave atije te vicidolit,e atije te cepanit,Te dy palet jane te neveritshem,e te urryer nga populli,fale Zotit qe 2025 do tju thyej qafen te dy grupeve kriminale,atyre te khajdutit,e atyre te dy monstrave.Sa po tju merren parate e pasurite e plackitura,do fidhojne arrestimi dhe futja ne burge.Menji here do fidhojne viti i transformimeve e lirise rreale te demokracise.