• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kthehet në ‘kartë të djegur’, Boçi: Synohet bashkimi, Basha të reflektojë

by Java News
09/01/2024 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha në arrest shtëpiak, demokratët e Rithemelimit në përpjekje për bashkim. Nga selia blu nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luçiano Boçi konfirmoi se negociatat nuk po vijojnë vetëm brenda radhëve të demokratëve por janë shtrirë edhe tek aleatët.

“Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon. Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim.”

Refuzimi kategorik i Sali Berishës kundër afrimit me Lulzim Bashën, nuk gjen vend tek gjuha e Luçiano Boçit, por i vë kusht atij që e quan deputeti Basha.

“Basha është deputet dhe në momentin që do të fillojë të bëjë opozitë, dhe do e dëshmojë këtë me aksion opozitar, me bashkim me PD, ai gjithmonë është i ftuar. Ne momentet që vazhdon të jetë patericë e qeverisë, duke i shërbyer totalisht asaj me qëndrime dhe propozime ligjore, siç është ligji për shpifjen nuk besoj se ka dëshirë të jetë pjesë e frontit opozitar.”

Numri dy i Rithemelimit theksoi se çdo kush që reflekton ka mundësi të bëhet pjesë e strukturave të tyre, qoftë edhe si fraksion, diçka që e kanë të parashikuar edhe në statutin e 11 Dhjetorit të vitit 2021. Kanë edhe një mundësi për të treguar mbështetje, aty pranë shtëpisë ku lideri historik qëndron në izolim prej 30 Dhjetorit.

“Ne jemi njerëzor, parti e djathtë, parti që pranon dhe fraksionin brenda saj nëse duan të bëjnë luftë ndaj Ramës. Zemërgjerësia e demokratëve është e tillë që ti pranojë dhe të bëhen edhe ata pjesë e aksionit politik. I ftojmë të vijnë edhe tek pjesa, kemi ftesën publike tek pelegrinazhi që bëjmë çdo natë aty në mbështetje të pluralizmit dhe demokracisë.”

Pavarësisht arrestit shtëpiak, Boçi pohoi se çdo orientim për drejtimin e Partisë Demokratike të Rithemelimit vjen nga Sali Berisha.

/f.s

Next Post
Sherr mes dy nxënësve në ambientet e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, njëri plagoset me thikë në këmbë! Si nisi konflikti në klasë

Plagosja me thikë e 15 vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij në gjimnazin 'Qemal Stafa', sherri nisi për shkak të një vajze

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Nese ka ne PD dhe foltore njeri te ndershem dhe te afte ai eshte Luciano Boci ,por !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com