• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Qeveria greke përgjon gazetarët! Telefoni i Thanasis Koukakis u infiltrua me aplikacionin Predator”

by A R
29/05/2022 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Thanas a je marrë ndonjëherë me këtë temë?” Këtë mesazh të shkurtër dhe një link mori gazetari investigav për financat, Thanasis Koukakis më 12 korrik 2021 në celularin e tij. Dërguesi ishte i panjohur. Për gazetarët është diçka e zakonshme të marrin informacione nga të panjohur, që me raste hedhin dritë mbi zhvillime të caktuara. Prandaj Koukakis e klikoi linkun dhe i lejoi me këtë softuerit Predator padashur të përgjojë telefonin e tij. Predator është një program që është zhvilluar nga start-up maqedonasverior. Cytrox ofron aplikacioni përgjimi jo me porosi të qeverive, por i ofron në treg të lirë. Një faqe interneti në SHBA që Crunchbase që mbledh informacione për start-up dhe sipërmarrje e përshkruan Cytrox si një sipërmarrje fitimprurëse që “u ofron qeverive zgjidhje operative për dizajn, administrim dhe implementimin e cyber-inteligjencës dhe teknologjisë inovative për mbledhjen e informacionit në aparatura të caktuara dhe clouds.”

Kurse Citizen Lab, projekt i Universitetit të Torontos që trajton çështje të sigurisë dhe të drejtave të njeriut në kontekstin e teknologjisë së informacionit, e kishte identifikuar në vitin 2021 Predator në celularin e gazetarit Koukakis dhe konstatoi, se ai ishte aktiv prej dy muajsh. Por jo vetëm kaq. Në një raport të rrjetit investigues “Reporters United” që në prill 2022 kishte provuar, se gazetari përgjohej nga shërbimi sekret grek, për shkaqe të sigurisë kombëtare. Këtë kohë Koukakis punonte për tema që lidheshin botën financiare. Për të mbetet e paqartë, se pse hulumtimet që po bënte mund ta vinin në konflikt me sigurinë kombëtare. “Por kur zbulova, se përgjohesha, e denoncova këtë tek autoriteti përkatës, dhe përgjimi u mbyll menjëherë”, thotë Koukakis për DW. Por kur kërkoi tek instancat qeveritare qasje tek informacionet e mbledhura për ta, qeveria ndryshoi një ligj, e kështu autoriteti përkatës nuk mund t’i jepte më asnjë informacion.

Ofensivë e gjerë përgjimi?

Vetëm pak pas dhënies fund të përgjimit zyrtar, telefoni i Koukakis u infiltrua me aplikacionin përgjues Predator. Portali i lajmeve, Inside Story ka zbuluar ndërkohë se nga ky përgjim nuk është i prekur vetëm gazetari Thanasis Koukakis. Ata kanë gjetur gjithsej rreth 50  “phishing sites”, mes tyre portale mediatike, organizatën për transparencën, Voulwatch, një klub futbolli etj. Një klikim pa dijeni i një përdoruesi tek këto faqe që kopjohen shumë saktë mjafton dhe në celularin e tij instalohet  aplikacioni përgjues. Thanasis Koukakis dyshon, se pas sulmit kibernetik ndaj tij fshihet qeveria, por ajo e hedh poshtë kategorikisht këtë. Eliza Triantafyllidou tek Inside Story pyet, se kush mund të ketë interes tjetër për të dhëna të tilla. “Nuk bëhet fjalë vetëm për gazetare e gazetarë, por eventualisht edhe për ushtrinë, diplomatët, politikanët, apo persona të shoqërisë civile”, thekson Triantafyllidou.

Në raportin e fundit të “Reporterëve pa kufij” Greqia në indeksin e lirisë së shtypit  zë vendin e 70-të nga 108 vende. Verën e vitit të kaluar u bë e ditur, se shërbimi sekret përgjonte gazetarin Stavors Maichudis. Kurse gazetarët Kostas Vaksevanis dhe Gianna Papadokou aktualisht duhet të përgjigjen para gjyqit. Ndaj Papadakout është ngritur akuzë mbi bazën e një ligji të ri, të kritikuar ashpër nga aktivistët e medias. Vaksevanis duhet të përgjigjet për konspiracion dhe përkatësi në një shoqatë kriminale. Të dy gazetarët kishin hulumtuar në skandalin Novartis, që bëri bujë në botë, ku koncerni i madh zviceran i farmaceutikës, kishte korruptuar politikanë të lartë në Greqi.

Eleni Toloupaki e njeh këtë rast si prokurore dhe si ish-e ngarkuar për transparencën ajo ishte përgjegjëse për hetimin. Ajo mblodhi të dhëna, sipas të cilave politikanë të lartë të Nea Dimokratia dhe partisë socialiste PASOK kishin marrë ryshfete në vlerë milionëshe. Por tani para gjyqit ka dalë ajo. “Bëhet fjalë për një fajësim të paqartë, unë jam anëtare e një shoqate kriminale, anëtarët e së cilës janë ata, që me hulumtimet e tyre juridike apo gazetareske kanë guxuar të prekin politikanët”. thotë Toloupaki për DW.

Rasti kundër saj bazohet në supozime dhe jo në prova, thotë ajo. Në SHBA Novartis pranoi që në vitin 2018, se kishte paguar ryshfete dhe ra në ujdi jashtë gjyqësore për të paguar zhdëmtime. Por në Greqi kjo çështje është injoruar deri tani, kur ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevis kërkoi në një letër me shkrim para nga Novartis. Për Toulopakin “kjo deklaratë është publikuar nën presion, e ka ardhur për shkak të presionit nga jashtë, ku ndiqet, se çfarë po bëhet këtu me ne.”

Kthim pas në demokraci

Megjithatë Agjencia e Transparencës e shikon vendin në rrugë të drejtë. Luftimi i korrupsionit ka prioritetin më të lartë për qeverinë, bën të ditur për DW ky autoritet. Vetëm së fundmi autoriteti i pavarur u vu në shënjestër të kritikave, sepse në një raport të egjncisë ishin quajtur të pavlefshme akuzat e ngritura në media për dëbimet ilegale të refugjatëve, e më vonë u bë e ditur, se autoriteti kishte biseduar vetëm me nëpunësit e rojes bregdetare. Në tërësi ishin pyetur vetëm një organizatë joqeveritare dhe një migrant.

Stefanos Loukopoulos nga iniciativa e transparencës, Voulwatch e shikon me shumë potencial këtë autoritet, por kritikon faktin se aty mungojnë veprat. “Në tre vitet e themelimit të saj kjo agjenci ka bërë shumë pak për të cekur vërtet problemet e vendit”, konkludon eksperti. “Parimet bazë të demokracisë dhe shtetit ligjor po vendosen gjithnjë e më shumë para sprove në Greqi. Sipas tij këto hapa mbrapa janë dokumentuar. “Përpjekjet e qeverisë për të konstruktuar narrativë të caktuar dhe shtrembëruar realitetin janë shumë problematike.” Nga ana tjetër shqetësuese janë edhe disa kufizime të lirisë së shtypit. “Një numër i vogël i pronarëve të pasur të anijeve kanë në dorë një pjesë të madhe të medias. Ata kanë lidhje të afërta me qeverinë”, përfundon Stefanos Loukopoulos.

DW /a.r

Next Post
Spartak Ngjela ‘i rikthehet’ Bora Zemanit: Ka pushtuar të gjitha mediat, e ka të mirë…

Spartak Ngjela 'i rikthehet' Bora Zemanit: Ka pushtuar të gjitha mediat, e ka të mirë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In