• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qeveria gjermane: Mafia italiane po përdor bandat shqiptare për kokainën

by Java News
08/06/2019 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupe të organizuara kriminale me prejardhje nga Shqipëria punojnë në Gjermani, për llogari të mafies italiane. Kjo del nga përgjigja e qeverisë gjermane pas kërkesës së Të Gjelbërve mbi ndikimin e mafies italiane.

Qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë “Të Gjelbrit” mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Ndër të tjera në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri.

Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Europë dhe transportin e mëtejshëm brenda Europës.

Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre marrin përsipër detyra logjistike duke e transportuar mallin ilegal nga portet detare të Europës dhe duke e shpërndarë atë më tej në Evropë”, thuhet në raport.

Përveç shqiptarëve, mafia italiane bashkëpunon në Gjermani me edhe me grupime rokerësh ose të ngjashme si edhe me banda të krimit të organizuar ruso-eurazik. Sipas një raportit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shqiptarët zënë vendin e katërt ndër të huajt që kapen nga policia për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar.

‘Ndrangheta më e rrezikshmja në Gjermani

Sipas qeverisë gjermane, organizata mafioze ‘Ndrangheta, e cila konsiderohet nga më të rrezikshmet, ka 800-1000 anëtarë në Gjermani. Sipas raportit në fjalë, këtu ka së paku 18 deri 20 baza fikse të ashtuquajtura “lokale” të mafies kalabreze. Meqenëse çdo bazë ka deri në 50 anëtarë, mendohet se numri i anëtarëve mund të jetë shumë më i madh se 344 – ky është numri i anëtarëve të ‘Ndranghetas që ka regjistruar deri tani qeveria gjermane. Irene Mihalic, zëdhënëse e grupit parlamentar për të Gjelbrit, ka thënë për gazetën FAZ, se qeveria gjermane e ka pranuar që bazat lokale në Gjermani kanë së paku tre herë më shumë anëtarë se sa dihej deri tani: “Kjo është një shifër minimumi tre herë më e lartë dhe një fushë e errët që duhet zbardhur.”

Ndikim në politikë

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, mafia italiane numëron 585 anëtarë me vendbanim të përhershëm në Gjermani. Pas ‘Ndrangeta-s, e cila është grupimi më i madh, vjen Cosa Nostra me 123 anëtarë, degët e Camorra-s nga Campania me 94 anëtarë dhe klanet mafioze nga Pulia, ku numërohen 18 anëtarë.

Sipas raportit në fjalë, mafia italiane ka një “shkallë të lartë organizimi dhe profesionalizmi”. Karakteristikë e saj është se nuk bën akte dhune dhe se përpiqet të ushtrojë ndikim mbi aktorë të politikës dhe ekonomisë. Në vitin 2017 ishin regjistruar tre tentativa të tilla nga grupime mafioze italiane, thuhet në raportin e ministrisë, pa specifikuar, se për cilat raste bëhet fjalë.

Aksioni më i fundit i policisë kundër ‘Ndragheta-s quhej Pollino dhe u ndërmor në dhjetor 2018. Ai synonte të godiste biznesin kryesor të saj: trafikun e kokainës që mafiozët italianë e drejtonin nga bazat e tyre në Renaninë Veriore-Vestafali e ku bashkëpunonin edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar, si shqiptarë dhe turq. Këta të fundit mbahen si specialistë për ndërtime të fshehta nëpër makina. Në mbarë Evropën u kapën 90 vetë, mes tyre 14 në Gjermani.(DW)

Next Post
Shqipëria luan përballë Islandës, prova e parë e trajnerit të ri

Reja sot bën debutimin me Shqipërinë kundër Islandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

March 12, 2026
Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

March 12, 2026
Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026

Pse në betejën kundër Ballukut, opozita u braktis nga opozitarët?

March 12, 2026
Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In