• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria garanci për aeroportin e Vlorës/ Nëse nuk arkëtohen 140 mln euro në 10 vite, atëherë do…

by Java News
20/12/2019 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Riskun më të madh për aeroportin e Vlorës do ta mbajë buxheti i shtetit përmes parave të taksapaguesve. Qeveria ka marrë përsipër t’i garantojë kompanisë koncesionare rreth 140 milionë euro të ardhura të sigurta në 10 vitet e para nga trafiku i pasagjerëve dhe buxheti i shtetit.

Pra nëse aeroporti rezulton me trafik të ulët pasagjerësh dhe koncesionari nuk arkëton 140 milionë euro për dhjetë vitet e para, atëherë buxheti i shtetit i paguan kompanisë diferencën.

Tenderi për aeroportin e Vlorës është hapur pa një studim të mirëfilltë fizibiliteti. Ministria e Infrastrukturës ka përdorur një studim të kontraktuar 2 vjet më parë nga Autoriteti i Aviacionit Civil për ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit, pa përcaktuar vendin konkret. Sipas Ministrisë, ky studim është përditësuar dhe specifikuar për aeroportin e Vlorës.

Konsulenti i pajtuar thotë se projekti ka risqe të larta dhe parashikon një normë të ulët kthimi rreth 9.23 për qind. Për këtë arsye Qeveria ka marrë përsipër ta mbështesë koncesionin nga buxheti i shtetit, sipas një formule që i garanton kompanisë private minimalisht 140 milionë euro të ardhura në 10 vitet e para në çdo skenar. Edhe atëherë kur aeroporti dështon dhe trafiku i pasagjerëve është i ulët.

Ndërsa në rast se aeroporti do të rezultojë i suksesshëm atëherë, kompania private mban 186 milionë euro të ardhura në 10 vitet e para dhe çdo e ardhur mbi këtë nivel ndahet gjysmë për gjysmë mes privatit dhe buxheti të shtetit.

Megjithatë ky skenar është një limit mbi të cilin do të garojnë kompanitë në tender, pasi nëse një kompani kërkon më pak të ardhura të garantuara ajo merr më shumë pikë në gara.

Kjo është hera e dytë që qeveria tenton të japë me koncesion ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Hera e parë u tentua me një konsorcium të tre kompanive turke, të cilat kërkuan 70 milionë euro subvencion nga buxheti, por kjo nuk u pranua. Këtë herë qeveria ka marrë përsipër të paguajë subvencion, por shuma e saktë e parave që do të paguajë buxheti është në varësi të trafikut që do të ketë aeroporti, pasi sa më shumë pasagjerë aq më pak paguan buxheti dhe anasjelltas./tch

g.kosovari

Next Post
Diplomatët perëndimorë thirrje aktorëve politikë në Kosovë: Formoni sa më shpejt qeverinë e re

Diplomatët perëndimorë thirrje aktorëve politikë në Kosovë: Formoni sa më shpejt qeverinë e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident me 5 të plagosur në Dibër/ Katër prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com