• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria franceze jep 200 milionë euro për të shkatërruar sasitë e tepërta të verës

by A M
26/08/2023 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i përqëndruar në prodhimin dhe shitjen e verërave në Francë është në krizë për shkak të rritjes së kostos së jetesës që ka shkaktuar rënie të kërkesës për “lëngun e jetës” nga njerëzit.

Sipas mediave franceze në vend janë prodhuar sasi më të mëdha vere në krahasim me atë të shitur, duke krijuar teprica të shumta, ndërsa të dhënat nga Komisioni Evropian për vitin 2023 tregojnë se konsumi i verës është ulur me 15% .

Disa rajone verë-prodhuese në Francë, veçanërisht zona e Bordos raporton vështirësi për ndryshimin e zakoneve të konsumit.

Sipas shoqatës së fermerëve të Bordos, rënia e kërkesës për verë ka çuar në mbiprodhim, një rënie të mprehtë të çmimeve dhe vështirësi të rënda financiare për të paktën një ndër tre prodhues të verës.

Rajoni jugperëndimor i Languedoc, zona më e madhe e prodhimit të verës në vend, është goditur gjithashtu rëndë nga rënia e kërkesës konsumatorë.

Stoku i krijuar ka detyruar qeverinë e Emanuel Macron që të aprovojë një fond prej 200 milionë eurosh për të shkatërruar tepricën e verës.

Kjo nismë është ndërmarrë për të mbështetur prodhuesit e dëmtuar jo vetëm nga problemet që po përjeton sektori për shkak të kostos së jetesës, por edhe nga rënia e kërkesës që është shkaktuar edhe nga fakti se më shumë njerëz po preferojnë të pinë birrë artizanale.

Ministri francez i Bujqësisë Marc Fesneau shpjegoi se një fond fillestar i BE-së prej 160 milionë euro për shkatërrimin e verës është rritur duke shkuar në 200 milionë euro.

“Duke kanalizuar para në këtë sektor, qeveria franceze synon të ndalojë kolapsin e çmimeve, në mënyrë që prodhuesit e verës të mund të gjejnë burime të tjera të ardhurash“, tha Fesneau.

Shumica e 200 milionë eurove do të përdoren për blerjen e sasive të tepërta, ndërsa alkooli i prodhuar nga shkatërrimi i verës do t’u shitet kompanive për t’u përdorur në produkte jo ushqimore si dezinfektues duarsh, produkte pastrimi ose parfume.

Next Post
Kronika satirike/ “T’i shkulim Babos qimet e mjekrës”, Gjekmarkaj: Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e çikë. Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe…

Kronika satirike/ “T’i shkulim Babos qimet e mjekrës”, Gjekmarkaj: Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e çikë. Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com