Ndonëse është goditur rëndë nga koronavirusi, Franca do të paraqesë planin e saj për të lehtësuar masat e kufizimeve për qytetarët. Mësohet se këto masa, do të paraqiten të martën nga kryeministri francez Edouard Philippe në Asamblenë Kombëtare Franceze.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, shkruan CNN. Teksa masat u vendosën në 17 mars, mendohet që këto kufizime të hiqen në datën 11 maj.
Kujtojmë se dje kryeministri francez tha se vendi nuk mund t’i kthehet normalitetit, pas u gjetur vaksina kundër koronavirusit. Kujtojmë se disa shtete në Europë kanë nisur lëshimin e masave kufizuese.