• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria rekord gjobash ndaj biznesit për vitin 2015

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bumi mes sipërmarrjeve nuk ka munguar vitin e kaluar. Nuk flasim për bum shitjesh, investimesh apo prodhimi. Por, për hovin që morën gjobat ndaj sipërmarrjeve. Qeveria fali një pjesë të gjobave të vëna në prag e përgjatë zgjedhjeve elektorale të vitit 2013, por nuk e ndali hovin për të formalizuar ekonominë përmes gjobave administrative. Apelimet dhe vendimet tatimore nxjerrin në pak faktin se administrata u nxitua, duke gabuar ndjeshëm. Gjobat e lëna në fuqi ishin vetëm 32% e atyre të shqyrtuara.

Aksioni kundër informalitetit vitin e kaluar u shoqërua me një mori gjobash nga administrata tatimore. Ndërsa fali gjobat elektorale të vitit 2013, administrata nuk ngurroi të firmosë penalitete mes bizneseve të ndryshme. Sipas të dhënave mbi gjobat, të disponueshme nga tatimet, apelimi i gjobave ishte gati tre herë më i lartë se një vit më parë, duke arritur në gati 12 mijë (11.880). Por ndërsa administrata ka qenë më dinamike në rritjen e ritmit të gjobëvënies, nuk ka ecur me të njëjtat ritme zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Sipas të dhënave, në 2014-n, është marrë vendim për 75% të gjobave të apeluara, ndërsa vitin e kaluar, iu dha përgjigje 62% të gjobave të apeluara nga biznesi.

Për nga numri, apelimet tatimore janë më të lartat e pesë viteve të fundit, ndërsa për nga vlera, gjobat e vëna nga administrata dhe të ankimuara vitin e kaluar janë më të lartat e tre viteve të fundit. Arriti në 16.2 miliardë lekë ose 116 milionë euro shuma që biznesi ankimoi te Drejtoria e Apelimit Tatimor. Këto janë ankesa që kryesisht bizneset i kanë bërë, sepse nuk kanë qenë dakord me vlerësimet tatimore pas kontrolleve, apo për gjoba të ndryshme.

Pjesa më e madhe e ankimimeve kanë qenë për taksat kombëtare, me rreth 6.8 miliardë lekë, të ndjekura nga TVSH, me 4.9 miliardë lekë, tatim fitimi me 1.6 miliardë lekë.

Vetëm 537 milionë lekë, apo rreth 3.3% e shumës së ankimuar është shfuqizuar, 5.3 miliardë lekë është në fuqi, 10 miliardë lekë është refuzuar dhe 357 milionë lekë është kthyer për saktësim.

ecuria-e-vleravendarja-e-trajtimit-te-gjobaveecuria-e-nr-te-aplikimevendarja-e-gjobaveapelimet-e-gjobave

Grafiku i mësipërm tregon se pavarësisht morisë, vitin e kaluar ka qenë më i ulët numri i gjobave të lëna në fuqi, duke treguar se administrata u nxitua më shumë se kurrë në penalizimin financiar të bizneseve për shkelje administrative. Vitin e kaluar, krahasuar me pesë vitet e fundit, është shënuar numri më i lartë i gjobave të refuzuara. Nga të dhënat mujore rezulton se korriku dhe dhjetori kanë qenë periudhat me gjobat më shumë të apeluara.

Grafiku nr. 6 Ecuria e gjobave

Sipas ligjit për procedurat tatimore, kur tatimpaguesi nuk është dakord me një akt administrativ dhe beson se administrata tatimore nuk e ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin, ai ka të drejtën e ankimit në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke kërkuar rishqyrtimin e pavarur të çështjeve që lidhen me këtë akt. Biznesi mund të ankimohet për çdo njoftim vlerësimi (për shembull një vlerësim tatimor i nxjerrë pas një kontrolli tatimor), çdo akt tjetër administrativ që ndikon detyrimin tatimor të tatimpaguesit, përfshirë kërkesën për kompensim (kur, për një tatim ose disa lloje tatimesh, tatimpaguesi ka një detyrim por gjithashtu gëzon edhe të drejtën e kreditimit ose rimbursimit), çdo akt që ndikon kërkesën e tij për rimbursim, çdo akt që ndikon kërkesën e tij për lehtësim tatimor, gabimet në llogaritjen e përqindjes së kamatëvonesës dhe vendosjen ose gabimet në llogaritjen e shumave dhe llojeve të gjobave.

Rivlerësimi i detyrimeve është arbitrar, e pranon edhe Këshilli i Investimeve

Në një anketim që Këshilli i Investimeve ka publikuar së fundi për mekanizmat e zgjidhjes së marrëveshjes mes biznesit dhe administratës publike ka konstatuar se “ekziston një perceptim i përgjithshëm mbi faktin se shpeshherë, rivlerësimi i detyrimeve tatimore ose doganore kryhet në mënyrë arbitrare nga administratat përkatëse pikërisht për të krijuar të ardhura dhe për të arritur objektivat dhe planet e tyre buxhetore, duke shfrytëzuar këto “mundësi” ligjore”. Në këtë aspekt, parashikimet e legjislacionit të zbatueshëm veçanërisht në fushën tatimore dhe doganore, konsiderohen nga biznesi se favorizojnë administratën në marrjen e vendimeve arbitrare. Institucionet fiskale kanë “de facto” epërsi ligjore ndaj biznesit në përballjen me to, pasi ky i fundit duhet të parapaguajë detyrimet pa u shqyrtuar ende në thelb mosmarrëveshja. “Parapagimi i detyrimit në rastin e tatimeve dhe i një pjese të gjobës në rastin e Doganave ka krijuar një klimë mosbesimi të ndërsjellë”, vëren raporti i hartuar mbi funksionimin e apelimit tatimor. Sipas biznesit, do të duhet që këto struktura dhe e gjithë administrata të mos ketë si kritere vlerësimi të punës së tyre apo të realizimit të objektivave buxhetore, shumat e mbledhura si rezultat i parapagimit të detyrimeve apo gjobave”.

Po sipas këtij raporti, Drejtoria e Apelimit Tatimor (DAT) ndonëse është e njohur gjerësisht nga biznesi, nuk perceptohet si një strukturë e pavarur nga pjesa tjetër e administratës tatimore dhe as e paanshme në vendimet e saj. Vendimet e kësaj të fundit janë në masën dërrmuese jo në favor të bizneseve, por të administratës tatimore. DAT ju jep të drejtë bizneseve në mënyrë të qartë vetëm në 4% të rasteve. Roli i DAT dhe i vendimeve të tij shikohen me dyshim nga bizneset dhe vihen në diskutim nga vetë ligji “Për procedurat tatimore” (i ndryshuar), në të cilin parashikohet se vetë vendimet e DAT janë sërish të ankimueshme në gjykatë nga administrata tatimore (drejtoritë rajonale) kur kjo e fundit nuk është dakord me to. Referuar të dhënave të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës, kjo e fundit ka vendosur në favor të administratës tatimore (drejtorive rajonale) kur këto të fundit kanë ankimuar vendimet e DAT në vetëm 1.4% të rasteve në vitin 2014 dhe 2.4% të rasteve në 2015-n.

Monitor

Next Post

Pse disa perime nuk duhen konsumuar të pagatuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In