• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qeveria e re serbe, plot me “spiunë”, Vuçeviç kthen Vulinin e sanksionuar dhe të dekoruar nga Putin

by A R
30/04/2024 11:56

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i mandatuar i Serbisë, Millosh Vuçeviç, prezantoi përbërjen e re të qeverisë së tij. Ajo që bie në sy është rikthimi i Aleksandër Vulin, i cili do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit.

Ish-kryespiuni serb, u largua nga të gjitha funksionet vitin e kaluar, pasi Thesari Amerikan e përfshiu atë në listën e zezë, duke e sanksionuar për shkak të politikave destabilizuese në Ballkan, por edhe bizneseve të paligjshme me kriminelë.

Pavarësisht se është i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara, Vulin është tepër i dëshiruar nga Rusia, me presidentin Vladimir Putin që e dekoroi atë me urdhrin e miqësisë këtë janar.

Nuk dihet nëse rikthimi i tij në qeverinë serbe ka lidhje me ndonjë ndikim nga Moska drejt Beogradit zyrtar. Për ministër të jashtëm, Vuçeviç zgjodhi këtë personazh.

Bëhet fjalë për Marko Gjuriç, që mban postin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është një personazh mjaft i njohur në Kosovë, pasi tentoi të sfidonte autoritetet duke hyrë ilegalisht kur mbante postin e drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Ivica Daçiç është shpërblyer me postin e ministrit të brendshëm, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit mori një rezultat tepër të dobët.

Për ta pasuar në drejtim të ministrisë së mbrojtjes, Vuçeviç ka zgjedhur Bratislav Gashiç. Ky i fundit ka udhëhequr Agjencinë e Inteligjencës dhe të Sigurisë për 5 vite.

Vuçeviç gjatë prezantimit të emrave, nënvizoi se qeveria e re do të ruajë interesat kombëtare.

/a.r

Next Post
Panik te “Ferma VIP”, një banor dërgohet me urgjencë në spital

Panik te “Ferma VIP”, një banor dërgohet me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com