Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me aleatët, AAK dhe NISMA, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.
Tre partitë kanë bërë gati nënshkrimet dhe sot pritet që ato të dorëzohen në Kuvendin e Kosovës.
Pas dorëzimit të këtyre nënshkrimeve, kryetarja e Kuvendit ka për detyrë që brenda 48 orëve të thërras mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të vendoset për mbajtjen e seancës.
Ndërkohë, LVV-ja po vazhdon të bëjë thirrje që kjo nismë është joligjore dhe se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.
Partitë që kanë në plan një qeveri të re, thonë se i kanë numrat e nevojshëm për të krijuar shumicë në Kuvend. /e.s/