• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Qeveria e re e Kosovës, LDK ka gati zyrtarizimin e koalicionit

by Java News
28/04/2020 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës brenda dy ditëve pritet të zyrtarizojë koalicionin me AAK-në, Nisma-në, AKR-në dhe minoritetet për të formuar qeverinë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas përfundimit të takimit të deputetëve me kryetarin, Isa Mustafa.

Gashi tha se akoma nuk e kanë marrë mandatin nga presidenti Thaçi, por sipas tij sa po të kryhen çështjet që kanë të bëjnë me formimin e koalicioneve dhe t’i formalizojnë mbi 61 deputetë do të njoftohen presidenti dhe do të lëshohet dekreti.

“Votë e mjaftueshme konsiderohet në momentin e nënshkrimit të koalicioneve. Ne akoma nuk kemi nënshkruar asnjë koalicion. Pra koalicioni është dakorduar shumica, por formalizimi i tyre me nënshkrim do të kryhet brenda ditës së sotme dhe nesër besoj”, tha ai.

Megjithatë sipas tij, konsiderojnë se momentalisht i kanë 64 vota.

Shefi i GP-së së LDK-së tha se sot nuk kanë diskutuar emrat për ministra.

Gashi tha se edhe Lista serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe njëri nga ministrat e Listës serbe mund të jetë zëvendëskryeministër.

Sa i përket mundësisë që LVV-ja të dërgojë në gjykatën Kushtetuese, Gashi tha se letra e presidentit nuk ka bazë juridike, por sa i përket dekretit është e drejtë e kujtdo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Next Post
Shqipëria në pikën ZERO

Shqipëria në pikën ZERO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com