• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Qeveria e besimit’ si një biznes i pisët politik

by A R
04/04/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Askush nuk ka pasur dyshim se menaxheri real i çadrës së PD-së që nga dita që u projektua dhe deri ditën që u vu në zbatim ka qenë Ilir Meta. Përfshirja e tij në këtë projekt u pa vetëm disa orë pas instalimit të çadrës ku në kor Berisha, Basha, Duka, Dule e kush të mundëte, i bënin thirrje Metës të dilte nga qeveria, pasi si opozitë e kishin bërë pjesën e tyre. Sipas planit ishte rradha e Metës që të ikte nga qeveria për të krijuar një mazhorancë të re LSI- PD në prag të zgjedhjeve. Padurimi i PD-së në fakt nxori zbuluar edhe Ilir Metën që ishte pjesë e ngritjes së çadrës në mes të Bulevardit. Por Meta pasi instaloi çadrën nuk kishte përse të nxitonte. Me një çadër të cilës i shkelte syrin nga dritaret e zyrës së tij ai nisi të projektonte largimin nga qeveria të ministrave socialist, duke pasur si pikë kryesore të këtij plani largimin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Dhe ja arriti.

Nga ana tjetër bllokoi edhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke shfrytëzuar bojkotin e PD-së nëpërmjet shkeljeve të syrit se nga dita në ditë qeveria Rama do të binte. Ndërkohë nisi dhe presionet për të shumëfishuar numrin e mandateve të LSI në kurriz të votave të PS. PD e mbetur si në çark me çadrën poshtë zyrës së Metës shtyn me shpresën se nga dita në ditë kreu i LSI do ta bënte pjesë të mazhorancës, duke i dhënë pushtetin në tavolinë. Nuk është më një ‘ballo me maska’. Mbrëmë Meta nuk u kujdes fare të vijonte të mbante maskën duke folur për ‘qeveri besimi’. Kjartësisht ai, sipas parimit ‘oreksi vjen duke ngrënë’, po kërkon postin e kryeministrit për të krijuar ‘qeverinë e besimit’.

Nuk ka dorashka në qëllimet e Metës. Thjeshtë ai po kërkon të shkepë deputetë sa nga PD e sa nga PS në zgjedhje për të dalë forca e parë. Një parti e mbështetur elektoralisht mbi biznesin nëpërmjet pazareve për vende pune në kurriz të buxhetit të shtetit dhe tenderave, po tenton të bëhet forca e parë politike. E natyrisht çadra i ka ardhur si një biletë bingoje në dorë. Ai flet për ‘qeveri besimi’ kur ndërkohë ka 4 vite në qeverisje me PS në pushtetet dhe për numër votash ka dyfishin e punësimeve të PS në administratën shtetërore. Ministrat e tij qeverisin si në çifligje ku s’japin llogari për asgjë. Për çfarë besimi e ka fjalën? Nëse PD ka marrë vendim për të mos hyrë në zgjedhje është thjeshtë çështje e moralit politik, por s’ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit elektoral. Nëse Meta ofrohet si garant për të akaparu qeverinë në emër të besimit, në fakt është thjershtë një tentativë për përfituar mandate për LSI dhe asgjë tjetër. Asnjë faktor ndërkombëtar nuk ka përkrahur kërkesat e çadrës së PD që janë thjeshtë përpjekje për të marrë pushtet në tavolinë. I vetmi që i përkrah është Meta. E natyrisht jo për llogari të PD. Nëse bëhet fjalë për besim, ai është personi më i pabesueshëm që ka deformuar të gjithë kuptimin e të bërit politik dhe qeverisje të përgjegjshme. Subjekti që ai drejton thjeshtë e ka parë Shqipërinë si një plaçkë për ta rrjepur për qëllime të partisë së tij. Meta s’ka parti. Thjeshtë ka një biznes të pisët politik.

Next Post
OKB-ja nis aksionin, refugjatët afganë në vendin e tyre

OKB-ja nis aksionin, refugjatët afganë në vendin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com