• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria do të ngrohet në zjarrin që kemi ndezur me drutë tona”, parashikimi i Gjekmarkajt për zgjedhjet 2025

by A R
19/05/2023 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” nga moderatori Ylli Rakipi se në cilin kongres të dy grupeve të PD-së do të shkojë, u përgjigj se nuk do të ndjekë asnjërin.

Ai bëri parashikime pesimiste për afrimin e dy palëve, duke u shprehur se pret një bunkerizim të “Foltores” dhe një riorganizim të “Vulës” ku mund të kthehet Basha dhe sërish pas dy vitesh, opozita do të shkojë drejt një katastrofe tjetër elektorale.

“Nëse nuk ndodh e para që dëshirojmë dhe ndodh e dyta që nuk dëshirojmë, e dyta është bunkerizimi i partisë së Berishës dhe gjuha agresive ndaj pjesës tjetër që i targeton si bashkëpunëtorë të Edi Ramës për të justifikuar të gjitha humbjet.

Unë ua kam kërkuar kolegëve të mi: Çojani vulën shumicës, sepse ne dështuam për të krijuar një opozitë të re, një alternativë të re dhe hiqeni çdo alibi mbi veten që ai të ketë vulën, komisionerët, fondet dhe të përballet me shqiptarët pa patur alibinë e pengesave anësore, por që Berisha po i nxjerr si barrikada themelore në rrugën e tij drejt suksesit, duke akuzuar pjesën tjetër të PD-së. Kjo nuk ndodhi dhe dëshiroj shumë që kjo pjesë të presë.

Berisha do ta mbajë, do ta bunkerizojë partinë. Shoh bashkëpunëtorët, kolegët që dalin dhe i bëjnë hosana dhe flasin për domosdoshmërinë e të qëndruarit pa fund të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, si alternativa fituese. Besoj se ata e kanë gabim dhe koha s’do t’u japë të drejtë.

Këtej mund të vijë Basha ose dikush tjetër, të riorganizohet PD-ja zyrtare, e cila, e sulmuar nga Berisha, do të detyrohet të përgjigjet dhe do të kemi një konflikt permanent dhe qeveria do të ngrohë duart në zjarrin që kemi ndezur ne me drutë tona. Kjo pastaj do të çojë në një katastrofë elektorale edhe më të rëndë dhe pas dy vitesh, në 2025, do të dëgjojmë të njëjtat justifikime që na u vodhën votat, qeveri kriminale, droga, euro.

Unë do të përpiqem të jem vetvetja, në mënyrë modeste, të flas, të shkruaj, ta komentoj politikën siç e mendoj unë, por nuk do të jem pjesë as e Foltores, as e Vulës. Nuk do të ndjek asnjërën nga pas”- u shpreh Gjekmarkaj.

/a.r

Next Post
Padia e Erion Veliajt për shpifje, sot pritet shoqërimi i Sali Berishës me forcë

Padia e Erion Veliajt për shpifje, sot pritet shoqërimi i Sali Berishës me forcë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In