Lubomir Mariç është njëkohësisht edhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës e edhe koordinator i ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Qeveria, pjesë e të cilës është, nuk e do atë në të dyja pozitat.
Në ekzekutiv këtë e shohin s’i konflikt interesi. Kjo nga fakti që, pikërisht nëpërmjet ministrisë që drejton Mariçi, grupi zhvillon komunikimin me Qeverinë. Sipas marrëveshjes Kosovë-Serbi, ky ekip prej katër anëtarësh është përgjegjës për ta hartuar Statutin e Asociacionit, i cili pritet të finalizohet deri në fund të vitit, shkruan “Koha Ditore”.