• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria dhe profesionistët e lirë në gjykatë, Kushtetuesja pritet të japë drejtësi

by A R
16/06/2024 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 29 mijë persona, që ofrojnë shërbimin e profesioneve të lira, nuk janë dakord me një ligj të qeverisë të miratuar tashmë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Bëhet fjalë për ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, që i takson këto profesione parashikuar më parë të paguanin ZERO tatim mbi të ardhurat, deri në vitin 2029.

Qeveria e kishte hedhur në gusht të vitit 2023 për konsultim publik këtë ligj të asistuar nga Agjencia Suedeze e Taksave. Projekti nuk mori vëmendjen e aktorëve të interesit në atë kohë. Në janar të vitit 2024 ligji u miratua dhe hyri në fuqi.

Pas debateve të shumta që shkaktoi te profesionet e lira miratimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat, kontabilistët kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për rrëzimin e tij, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve. Ankimi u depozitua në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), por edhe shoqatat e avokatëve. Gjykata vendosi datën 18 Qershor për të marrë në shqyrtim ankimimet.

Paditësit pretendojnë disa shkelje kushtetuese, mes të cilave cenimin e parimit të barazisë para ligjit; shkelja e të drejtës themelore të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të profesionit; dhe cenimin e parimit të rezervës ligjore në fushën tatimore, sipas padisë së parë edhe nga RTSH.

Qeveria shqiptare, sakaq, ka deklaruar se kjo është faza e parë e një rregullimit të plotë të sistemit të taksimit të pagave, duke përfshirë, së pari, profesionet e lira dhe, më pas, të gjithë biznesin e vogël, duke filluar nga janari 2030. Kjo, sepse më shumë se 99 mijë biznese të vogla janë përjashtuar nga taksat deri më 31 dhjetor 2029.

Profesionistët e lirë kanë paditur qeverinë edhe “për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor që u bëhet kategorive të bizneseve”, sipas padisë dhe kërkojnë shfuqizimin e një neni të vetëm, atij 69, që përcakton përjashtimin e bizneseve të tjera nga taksimi dhe të listës së shërbimeve të profesioneve të lira, që u përfshinë në taksimin e ri.

Sipas deklarimit të dikasterit të financave, nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023, profesionet e lira kanë deklaruar të ardhura në vlerën 3,3 miliardë euro dhe kanë paguar ZERO tatim për këto të ardhura. Ministria e quan këtë një pabarazi fiskale.

Në gjykim përballë përfaqësuesve të profesioneve të lira, më 18 Qershor, do të jenë Avokati i Shtetit, Departamenti Ligjor i Këshillit të Ministrave dhe Ministria e Financave.

Palët, deri tani nuk kanë ndryshuar pozicionet e deklaruara publikisht dhe, për këtë arsye, do të jetë Gjykata Kushtetuese, që do të vendosë nëse ligji do të jetë në fuqi apo do të rrëzohet, sipas tri aktpadive që po shqyrtohen.

/a.r

Next Post
Samiti i Paqes për Ukrainën, Begaj: Formula e Zelenskit, më e drejta. Rusia të mbajë përgjegjësi

Samiti i Paqes për Ukrainën, Begaj: Formula e Zelenskit, më e drejta. Rusia të mbajë përgjegjësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

“Masë parandaluese për forcimin e sistemit”, FMN: Bankat të ndërtojnë rezerva shtesë kapitali

December 31, 2025
Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

Bllokohet prej dy ditësh aksi Strugë-Qafë Thanë, paralizohet qarkullimi për festat e Vitit të Ri

December 31, 2025
Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

Mesazhi i Berishës për 2026-ën: Shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

December 31, 2025
Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
Rikthimi i reformës zgjedhore, ambasada e SHBA: Takimet tona nuk janë ndërmjetësim

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vijon të forcohet!

December 31, 2025
82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

85 vite pas vdekjes, “shqiptarët ende nuk e njohin si duhet At Gjergj Fishtën”

December 31, 2025
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

December 31, 2025
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

December 31, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

2026 nis me stuhi dimërore, Porja: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com