• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Qeveria dënon ashpër përpjekjet për linçimin e Delawie

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një komunikate për shtyp Qeveria e Republikës së Kosovës i dënon ashpër përpjekjet e ulëta për linçim publik ndaj ambasadorit të SHBA-ve Greg Delaëie. Qeveria ka theksuar se përpjekjet e ulëta denigruese të një numri tejet të kufizuar individësh të mbështetur edhe nga persona me të kaluar të errët ndaj personalitetit të ambasadorit Delwie janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin unanim dhe respektin e palëkundshëm të qytetarëve të skenës politike shtetformuese të Kosovës ndaj personaliteteve të shquara që po e ndihmojnë Kosovën në ecjen e saj drejt vlerave demokratike.

Kjo është komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë dhe dënon ashpër përpjekjet e ulëta për linçim publik, iniciativat denigruese me adresa të dyshimta dhe ofendimet ndaj personalitetit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut të popullit të Kosovës, Greg Delawie.

Qeveria e Kosovës, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh mirënjohje të përjetshme për përkrahjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës, në të gjitha etapat historike.

Qeveria e Kosovës thekson përkushtimin e plotë të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për thellimin e gjithanshëm të miqësisë, të bashkëpunimit bilateral dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut më të madh të Republikës së Kosovës në botë.

Qeveria e Kosovës shpreh vlerësimet dhe falënderimet më të sinqerta për Ambasadorin Greg Delawie, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe për avancimin e perspektivës euroatlantike e të demokracisë në Kosovë.

Next Post

Bleona përsëri nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com