• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria bllokon rrogat e rritura të gjyqtarëve? Pasojat e një zhvillimi politik real!

by Ylli Pata
02/09/2026 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Raportimet se rritja e rrogave të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë bllokuar nga Thesari, kanë pasur deri tani një reagim politik. Ku Partia Demokratike ka sulmuar qeverinë se po prek pavarësinë e gjyqësorit, qëndrim në një farë mënyre normal për logjikën e luftës politike.

Por nëse realisht qeveria e ka kryer aktin e bllokimit të rrogave në thesar, atëherë kemi të bëjmë me një zhvillim politik real, e jo thjesht zhurmë ditore apo për panele.

Një zhvillim, që më shumë se politikë është provë apo stërvitje të një shteti funksional. E ku sipas gjasave, çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Kushtetuese, që do të thotë se debati merr formë më të lartë e konfrontimi është normal. Një shtet me institucione të ndara, të cilat ne s’i kemi pasur asnjëherë, e si rezultat nuk kemi mjaftueshëm ustallarë të mësuar në këtë zanat, praktika është më mirë se Teoria për tu stërvitur në një përplasje që s’është dramatike, por s’i punë mundje krahu.

Praktikisht, drejtësia shqiptare, e infektuar nga trashëgimia e një sistemi gangrenë 37 vjeçar e ka si sëmundje që ta quajë veten të plotfuqishme. Por ndërsa dikur, varësia direkte dhe klientelizmi me sektorët e politikës që ishin kthyer në zinxhir korrupsioni ishte e njohur, sot e bëjnë edhe kur janë të pavarur fare.

Ç’’punë ka një Këshilli qeverisjes së gjyqtarëve apo prokurorat të merret me pagat? Kush ligj ua lejon të merret me një akt që Kushtetuta ja jep Parlamentit për ta vendosur në ligj dhe qeverisë për ta menaxhuar. Ja fut kot qeveria?

KLGJ e KLP mund të shkojnë në gjykatë për të zgjidhur konfliktin, por jo llogaritur indeksin e rritjes së pagave dhe orëve jashtë orarit. Atë e bën vetëm një organ administrativ që merret me buxhetin si ministria e Financave.

Kjo sëmundje e drejtësisë shqiptare nuk është e sotme, por një gangrenë që është instaluar që prej precedentit kur drejtësia e lidhur me politikën mori misionin të bënte “dirty work” të krerëve të politikës, pushtetit, të pasurve, bosëve të krimit etj etj.

Gjykata si institucion, përveç cështjeve penale, mori përsipër të ndajë çështjet e pronave, praktikë që shkaktoi një gangrenë të madhe sociale në vend. Si rregull gjykata vendos për konfliktet mes palëve, duke dhënë një vendim të drejtë, por jo të riformatojë apo rishkruajë një vendim administrative siç është ndarja e pronës, që sipas Kushtetutës apo ligjeve i takojnë organeve të tjera.

Kjo sëmundje në fakt u transpaltua si precedent jo vetëm në praktike por edhe në ligj siç është debate i sotëm për shpërdorimin e detyrës apo pabarazinë në tendera që si fushë janë më shumë në aspektin administrative sesa çështje penale. E cila përcakton ka apo ska korrupsion, ekziston dhënia apo marrja e rrushfetit, e nga ana tjetër më shumë rëndohet një subjekt që ka paguar zyrtarin sesa zyrtarin etj etj.

Në stadin e sotëm, debati që ka mbizotëruar është se kemi një situatë republikash të pavarura brenda shtetit, ku se cili ndërhyn në kompetencat e të tjerëve. Duke ju referuar trupave të drejtësisë nga prokuroria te gjykatët e më pas Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Përplasja për pagat, në fakt është një çështje e qartë politike, e cila nuk zgjidhet me gjë tjetër veçse me një ligj më preçiz se kush janë kompetencat e institucioneve. Ligj që nëse i hyhet çështjeve të përplasjeve dhe ndërhyrjeve të kompetencave, duhet të bëhet i plotë për të gjithë gamën e precedentëve që janë kthyer në gangrenë. Ku siç thuhet në postulatin e famshëm; Jepini Çezarit atë që është e Çezarit dhe Zotit çfarë është e Zotit.

Next Post
VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com