• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Qeveri Stabiliteti’?! Opozita nënshkruan aktin e ‘kapitullimit’ një vit para lokaleve

by A R
12/07/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Një vit para zgjedhjeve vendore opozita duket se ka ‘nënshkruar’ aktin e saj të kapitullimit. Deputet të PD- LSI, në disa dalje publike, kanë kërkuar hyrjen e opozitës në qeveri, mbi një skenar tashmë të vjetëruar të 27 viteve më parë, atë të krijimit të një “Qeverie Stabiliteti’. Sipas tyre, kjo qeveri do të çojë vendin në zgjedhje dhe do luftojë krimin e varfërinë. PD- LSI shkojnë edhe më tej duke kërkuar që zgjedhjet vendore të bëhen në një ditë me ato politike! Pra zgjedhje vendore në afatet ligjore dhe zgjedhje të parakohshme politike. Në të kundërt opozita kërcënon se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Kërkesat janë maksimaliste nga një opozitë e pafuqishme, si në aspektin e numrave në Kuvend, ashtu edhe sa i përket mbështetjes në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë.

Strategjia e shantazhit se opozita nuk hyn në zgjedhjet vendore nëse PD- LSI nuk hynë në qeveri është tashmë pa asnjë efekt. Zgjedhjet janë zgjedhje. Nëse do merr pjesë që të mbetesh brenda sistemit politik, ose nuk merr pjesë dhe je thjeshtë OJQ. Ultimatumet e këtij karakteri më shumë janë dëshmi të pafuqisë reale që ka gjithnjë e më shumë opozita për t’u përballur në zgjedhje dhe se shpresat i ka për të fituar pushtet në tavolinë.
Opozita ka të drejtë të ndjehet në ditë të vështira. Ka një lidership të pabesueshëm e aspak frymëzues. S’ka program. Strategjia e saj është ditore, ‘të dalë ç’të dalë’.

Me zgjedhjet vendore te dera opozita s’ka paraqitur asnjë projekt zhvillimi për qeverisjen lokale, përveç kërcënimeve se do të shkatërrojë punët publike të realizuara në Tiranë nga kryebashkiaku socialist. Projekti i shkatërrimit të punëve publike në Kryeqytet është projekti më i errët mbi të cilën mund të mbështet një fushatë elektorale e opozitës në Tiranë, pasi kryqyteti në 25 vite ka qenë qendra kryesore e keqqeverisjes dhe plagëve që vijojnë ende të mos mbyllen për shkak të platformës shkatërruese të paligjshmërisë.
Opozita nuk ka as ndonjë emër kandidati për kryebashkiak në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që qytetarët të bëjnë diferencën mes atyre që janë aktualisht dhe atyre që pretendojnë të qeverisin bashkitë 4 vitet e ardhshme pas zgjedhjeve. Parë në këtë drejtim dhe shumë aspekte të tjera që kanë të bëjnë dhe me stilin e të bërit opozitë në Kuvend dhe jashtë tij, ftohja e zgjedhësve ndaj opozitës ka ardhur si proces i natyrshëm.

Skenarët me “Qeveri Stabiliteti” të 27 viteve më parë nuk e ndihmojnë aspak opozitën që të rrisë besueshmërinë e saj në elektorat. Ato më së shumti shihen si përpjekje për kapur qyl një thelë në qeverisjen e vendit, si dhe për të marrë një pushtet që zgjedhësit nuk i’a kanë dhënë. Skenari i 17 majit 2017 ishte një gjest bujarie për të shpëtuar Bashën nga qorrsokaku ku e kishte futur veten dhe PD, për shkak të mungesës së theksuar të aftësive politike për të kuptuar dinamikën e zhvillimeve brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër çadra e PD në thelb ishte më shumë një përpjekje kundër reformës në drejtësi dhe s’kishte të bënte me zgjedhjet. Ashtu siç vajtën zgjedhjet PD humbi thellësisht.

Përkundër kërcënimeve për bojkot, Bashës i’u bë e qartë se zgjedhjet do njiheshin hynte apo nuk hynte PD. E njëjta përgjigje vlen edhe përballë kërcënimeve të tanishme PD- LSI për të mos hyrë në zgjedhje, pasi pjesëmarrja në to është çështje vullnetesh politike. Zgjedhjet personale asnjëherë nuk bllokojnë proceset. Përpara se të kërkojë të hyjë në qeveri, opozita ka për detyrë të hartojë programe, projekte dhe të zgjedhë kandidatët e saj. Deri tani nuk bërë asgjë në këtë drejtim. është akoma në gjumë, ndërkohë që njerëzit presin alternativa. “Qeveria e Stabilitetit” realisht nuk e ndihmon opozitën si koncept politik dhe as që ajo të shumëfishojë votat. Ajo thjeshtë e bën opozitën vegjetuese dhe qylaxhie.

 

Next Post
Fushë-Krujë, ktheu trajlerin në magazinë droge, pranga 42-vjeçarit Artan Kraja

Arrestohet në Vlorë mashtruesi turk, pritet ekstradimi në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Takimi me Salianjin “rindezi” PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje, partia u zgjua!

January 9, 2026
Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

Infrastrukturë e fortë, njerëz të përkushtuar: Vodafone Albania siguron ndërlidhje edhe në situata emergjence

January 9, 2026
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

January 9, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Përmbytjet/ Çupi: Menaxhim i mirë i situatës nga qeveria. Akuzat e opozitës? “Ngre veshët” në kohën e fatkeqësive

January 9, 2026
“Numri i emigrantëve ka zbritje me 30%, nga 2011″/ INSTAT rrëzon interpretimet mbi popullsinë: Ja si bëhet përllogaritja

Lantona Sado merr detyrën si Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT

January 9, 2026
“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

“Mbaja thikë me vete, pija bar…”- Nga përdorimi i drogës te divorci me partneren e parë,Kastro Zizo: Kam qenë dhunues dhe përndjekës 

January 9, 2026
Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

January 9, 2026
Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

January 9, 2026
Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

January 9, 2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In