• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveri me bazë të gjerë për negociatat? Berisha: Atë e vendosin shqiptarët…

by A R
21/07/2018 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar ne emisionin “Java” në RTSH ka folur në lidhje me negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke thënë se është shumë e vështirë që të kemi një përgjigje pozitive.

Po ashtu Berisha u përgjigj dhe pyetjes nëse do të ishte për një qeveri me bazë të gjerë për të shkuar në Evropë, duke thënë se  këtë e vendosin shqiptarët.

Në fund të intervistës ish-kryeministri foli dhe për marrëveshjen që pritet të bëhet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

berisha ne java1

Pjesë nga intervista

Ka shanse Shqipëria që të hap negociatat vitin tjetër?

Për mua shanset janë shumë të vogla. A ka mundësi që Shqipëria ti plotësoj kushtet që janë vendosur që në vitin 2013, unë them me këtë qeveri jo. Unë në çdo hap që kam bërë për integrimin, kam marrë me vete dhe  opozitën. Unë kur shkuam në NATO, kam lënë përfaqësuesin e opozitës që të flasë. Më kanë thënë se  duhet bërë lëshime për integrimin dhe unë i kam bërë, Por nuk ecet me përjashtim siç i bën Rama. Ky njeri ka vetëm urrejtje për opozitën. Pengesë themelore është lidhja e Ramës me krimin. I kam thënë Ramës që në 2013 që ishte i lidhur me krimin dhe të gjithë të kanë bërë amnisti, por ai sërish nuk i preu lidhjet me krimin.

Ju thoni që shanset që janë shumë të vogla. Por tani ka dalë një tezë për një qeveri me baze të gjerë. Është kjo sipas jush një mundësi reale?

Unë gjykoj se gjithçka do të përcaktohet se çfarë do të thonë qytetarët shqiptar. Këtu ka një gjë, por të marrësh mediat në Shqipëri, nuk ka asnjë emision për 13 kushtet e Këshillit të Evropës.

Mendoni se ka dhe probleme të orientimit gjeostrategjik të Tiranës…

BE dhe NATO janë në një krizë. Itali është problemi më i madh sot në BE që kanë votuar për një qeveri gati anti BE. Kjo nuk do të thotë që ne të heqim dorë nga aspiratat tona. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë të për të mashtruar shqiptarët se janë hapur negociatat.

Si shpjegohet që nga viti 2005 ka një dashuri me presidentit e Turqi?

Unë jam mikpritës, por nuk jam për miqësi shumë të mëdha siç bën Edi Rama sot me Erdoganin.

****

Ju keni bërë një marrëveshje dhe është bërë një hartë, po ashtu dhe Rama po bën një marrëveshje dhe do të ketë një hartë tjetër. Nëse  do të ketë një pëllëmbë më shumë në hartën tuaj çfarë do thoni dhe nëse do ketë më pak cili do ishte qëndrimi juaj?

Në mënyrë absolute kjo që po ndodh është një copëtim i trojeve shqiptare. Greqia me në nga 6 milje që është në çdo ligj, duan që të kalojnë në 12 milje.  Ju po thoni për atë që nuk mund të ndodh kurrë. Por nëse Greqia bëhet 1 mijë metra me e madhe çfarë pritet të ndodhë.

Next Post
“Po më zëvendëson denjësisht”, Berisha “përjashton” Artan Hoxhën nga emisioni i tij

“Po më zëvendëson denjësisht”, Berisha “përjashton” Artan Hoxhën nga emisioni i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In