• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveri e reeee! Qeveri e reeee!

by Java News
25/08/2021 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Shano

Rama u shpreh se javën tjetër do shpallim qeverinë e re. Ai ngushëlloi këdo që nuk do jetë në kabinetin e ri nga të vetët, por me sa duket i dha fund edhe pandehmës së bashkë-qeverisjes me PD.

Këtë pandehmë Rama e ngriti vetë gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme dhe e la të paprekur deri ditën e sotme. Me gjasë ideja e bashkëqeverisjes – aksesi në tepsi – mund t’i ketë shërbyer Ramës për të mpirë fushatën e demokratëve, dhe po ashtu t’i ketë shërbyer në proçeset vijuese Bashës, i projektuar në mendjen e demokratëve si mbajtës i garuzhdes së pushtetit në PD, përmes të cilit dhe ata pas 8 vjet opozitë do kishin akses në tepsi. Por këto mbeten edhe vetë pandehma të ngritura mbi pandehmën fillestare të Ramës. Të vërteta ose jo, sot ato kyçen në sirtar.

Nëse Rama e sheh Bashën si interlokutorin e vet të preferuar, në mungesë të konkretizmit bashkëqeverisjes, për t’i ruajtur këtij të fundit autoritetin, por edhe për të mos ta lënë të radikalizohet, mund të investojë tek ai duke i afruar datën e zgjedhjeve lokale, kështuqë Basha të mund të menaxhojë sadopak pushtet në një dyzinë bashkish.
Tani të vijmë tek qeveria e re.

Për ne shqiptarët e thjeshtë, kjo është si kinder “Sorpresa” përsa i përket kompozimit të saj emëror dhe gjinor, por nga ana tjetër është si kinder “Suor Presa” nga pikëpamja e financimit të PPP-ve dhe rritjes së borxhit publik, mbështetjes së ortakëve të pushtetit e kështu me rradhë.

Qeveria e re “Rama” si dhe ato të tjerat përpara saj, parësisht do synojë të duket mirë. Çdo gjë tjetër është sekondare, ose e papërfillshme fare.

Në kushtet kur Ramës i duhet të fillojë të prodhojë ndonjë rezultat të Reformës për Drejtësi dhe Hetuesi, asnjë anëtar qeverie, ministër apo zëvendës ministër nuk mund të ketë mundësinë më të vogël të thirret nga SPAK. Kjo do e bënte Ramën të dukej keq dhe kjo, siç e dimë nga dy mandatet e mëparshme, nuk mund të tolerohet.

Po ashtu, personazhet që do popullojnë kabinetin qeveritar nuk mund të jenë nga kontigjenti i cili mund të shpallet non-grata me valën e re që pritet në vjeshtë. Kjo do e bënte Ramën të mos kapitalizonte politikisht non-gratat aktual, por sidomos se do dukej keq, dhe kjo, siç e dimë nga dy mandatet e mëparshme, nuk mund të tolerohet.

Nëse në qeverinë e re të Ramës do ketë ministra nga qeveria e kaluar, atëhere këta e kanë kaluar vetting-un privat. Por edhe nëse ndodh që të keteë shpeëtuar ndonjeë syresh, do bëhte kurban në milisekond, për të vërtetuar qashtërsinë e çuarjes përpara të reformës në drejtësi, dhe sidomos për t’u dukur mirë.

Nëse ndonjë nga tashmë ish-ministrat nuk është kandidat për SPAK apo non-grata, dhe përsëri nuk është në Qeveri, atëhere diku Rama e ka marrë inat. Kam një këshillë të sinqertë për këta, pini një filxhan uthull. Me provë.
Suksese fare!

Next Post
COVID-19 në Kosovë/ Nuk shënohet asnjë viktimë nga virusi, 7 të infektuar

Sërish shifra të larta: Regjistrohen 2 541 të prekur dhe 14 viktima nga COVID në Kosovë

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Ministrat e Rames qe nenshkrun PPP e famshme e ben patheter me lehen e tij

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

July 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Një administratë me dhembshuri për qytetarin, mision i (pa)mundur?

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In