• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qetësoni titujt! Evropa nuk dridhet, as shkundet, prej bariut tonë

by Ledi Shamku
17/11/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ledi Shamku

Portale që dridhin dhe shkundin!

Titujt e portaleve që u referohen lajmeve që kanë lidhje me shqiptarët, shqipen ose shqiptarinë, meritojnë një studim të vërtetë antropologjko-kulturor (për të mos thënë edhe psikologjik).

Titujt shpesh formulohen kështu: Tronditet Greqia… Alarmohen serbët…., Dridhet Beogradi…., Ngrihet në këmbë Athina…, Shkundet nga themelet historiografia botërore…., Mbeten pa gojë grekët… etj etj etj. Ti thua me vete: ç’bëri vaki? U gjet më në fund antropoidi që fliste pellazgjishto-ilirishto-shqip e që banonte njëherazi në Beograd, Athinë dhe Tiranë?! Në të vërtetë jo, asgjë e tillë. Ndonjë aktori i hamendësohet origjina shqiptare, ose historiografisë i është shtuar ndonjë hipotezë (po atë punë ka ajo, të hipotezohet 😀).

Veçse këto tituj janë shenjë e keqe. Janë shenjë e një mendësie që ende nuk ka dalë nga bunkeri i vetërrethimit. Janë shenjë e një stadi ende fëminor të arsyes, dhe stadi fëminor dihet që është egocentrik, pandeh se bota rrotullohet për të dhe rreth tij.

Këto tituj më kujtojnë një ngjarje që më pati kallxuar dikur Artan Lame: andej nga zonat e thella të Kolonjës, në kohën e Luftës kishte inkursione ajrore. Një bari sheh një kaçatorr që fluturon ulët e i tremb tufën, nxehet, mbush dyfekun edhe bamp – thes e në tokë kaçatorri me gjithë pilot italian. Fshati i bëri këngë bariut, dhe bëmën ia kallxoi gjatë e me breza. Në 1997 dogjëm vendin dhe erdhi bota të na shuante.

Erdhën dhe ca ushtarakë të huaj andej nga fshati i bariut të Kolonjës. Bariu kuptohet kish rrojtur sa kish dashur, me famë e me bujë fshatçe dhe dikur kish ndërruar jetë. Por s’kish ndërruar jeta e mbyllur aty, ndaj me të parë ushtarët e huaj, ndonëse pas 60 e kusur vjetësh, dikush u zgjati kutinë e duhanit dhe i pyeti: Pa hë more djema, ç’thotë Evropi tani për bariun tonë?

Të dashura portale, qetësoni titujt. Evropi nuk dridhet as shkundet prej bariut tonë. Jemi komb me fqinjë e me kushërinj, me dashuriçka e me hatëre si gjithë të tjerët. Kaq.

Me shkencën ama e kemi disi keq punën.

Next Post
Katër aktivistët e VV-së, sot para gjyqit

Sot, vendimi ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In