• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qetësia para stuhisë në PD: Të hënën Basha zëvendëson të larguarit, Berisha mban protestë!

by A R
19/12/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me përjashtim të një postimi përforcues të Lulzim Bashës për vendimet e marra të shtunën në Kuvendin Kombëtar, e diela duket një ditë fundjave ‘normale’ në Selinë Blu, pas atyre zhvillimeve të vrullshme, ku të dyja palët përjashtuan përfundimisht njëra-tjetrën.

Sali Berisha mbajti referendumin që ratifikoi, sipas tij, shkarkimin e Lulzim Bashës dhe Lulzim Basha Kuvendin, që sipas tij zgjodhi të ardhmen dhe vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga forumet drejtuese të Partisë Demokratike.

Kulmimi i përplasjes ishte në orët e mbrëmjes, kur Sali Berisha me dhjetra mbështetës u shfaq në selinë e PD-së për të zhvilluar një konferencë për shtyp të paralajmëruar për publikimin e rezultatit të referendumit të anëtarësisë.

Konferenca ishte parashikuar të mbahej brenda selisë, por çuditërisht Sali Berisha u ndal të shkallët e hyrjes kryesore të godinës dhe mbajti së bashku me Albana Vokshin konferencën para mediave. Këtu, Berisha tha se si 44 mijë anëtarë të partisë kishin shkarkuar Lulzim Bashën, ndërsa ky i fundit mbante në ambientet e brendshme mbledhjen e Kryesisë.

Arsyet se çfarë e pengoi Sali Berishën që të përsëriste të njëjtat skena si ato të së hënës, pra të hynte “me forcë” në godinën e partisë mbeten ende të paqarta. Ish-Kryeministri foli për prani të forcave RENEA dhe të Gardës së Republikës, që sipas tij ishin vënë në shërbim nga “pengmarrësi” Edi Rama për të mbrojtur “pengun” Lulzim Basha.

Fillimisht Rama dhe më pas edhe Policia e Shtetit hodhën poshtë deklaratat e opozitës. Kryeministri tha se nuk përfshihet në kacafytjen e brendshme të dy kufomave politike, ndërsa Policia e Shtetit tha se nuk ka pasur asnjë trupë brenda oborrit të Partisë Demokratike.

Berisha u largua në përfundim të konferencës me paralajmërimin se do të rikthehet sërish dhe e diela duket një ditë pushimi para zhvillimeve edhe më të vrullshme të së hënës, ku Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe Sali Berisha protestën e parë kombëtare të thirrur kundër Ballkanit të Hapur dhe korrupsionit.

Këshilli i thirrur nga Lulzim Basha pritet që të zëvendësojë anëtarët e përjashtuar nga Kryesia dhe sekretariatet e partisë, që i dolën në krah Sali Berishës. Gjithashtu, në këtë Këshill pritet që t’i vihet vula edhe vendimit për përjashtimin e Berishës nga forumet drejtuese të partisë.

Ndërkohë, protesta e Berishës është thirrur në orën 16:00. Protesta thirret kundër Ballkanit të Hapur dhe korrupsionit, por mund të shërbejë edhe si formë presioni ndaj Lulzim Bashës, ku Sali Berisha, si “protestues i regjur” t’i tregojë se “si protestohet”.

Zakonisht, kur paralajmërimin se protesta mund të shoqërohet me trazira e jep Ambasada e SHBA me njoftimin tradicional për sigurinë e shtetasve amerikanë, të cilëve u kërkohet që të shmangin zonat ku organizohen këto protesta. Për protestën e thirrur nga Berisha ditën e hënë ende nuk ka një njoftim nga Ambasada e SHBA. Burime të Gazetës Si thonë se në Policinë e Shtetit nuk ka mbërritur asnjë njoftim për organizim proteste.

Situata bëhet edhe më e komplikuar nga fakti që të hënën në Tiranë mbërrin Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev për turin e radhës të bisedimeve në kuadër të Ballkanit të Hapur.

/a.r

Next Post
Donaldi e shpëtoi nga televotimi por Arjola dyshon në sinqeritetin e tij: Janë fallco…

Donaldi e shpëtoi nga televotimi por Arjola dyshon në sinqeritetin e tij: Janë fallco...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

May 19, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

LETRA E PLOTË / Salianji ankohet në PPE: Berisha ka mbyllur partinë, s’ka më demokraci!

May 19, 2026
Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi. Gjykata e Lartë uli në 60% stokun në 5 vite

May 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 20 Maj 2026

May 19, 2026
Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

May 19, 2026
Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

Ministri i Jashtëm malazez në Tiranë: Partneritet i fortë mes dy vendeve për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon

May 19, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Dëshmitarët e shtetit ‘hyxhym’

May 19, 2026
“Duam bukë!”, baballarët afganë shesin vajzat për të shpëtuar familjen nga uria

“Duam bukë!”, baballarët afganë shesin vajzat për të shpëtuar familjen nga uria

May 19, 2026
Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian

Gogu tregon tre prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në Bashkimin Evropian

May 19, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Mbi gjuhën shqipe në Maqedoni, fantazmat e së kaluarës dhe një problem tjetër edhe më dramatik

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In